E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nis Sesioni i Ri Parlamentar/ Punimet parlamentare “çelen” me këto çështje në rend dite…

Deputetët rikthehen sot në Kuvend pas pushimeve, me nisjen e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të. Seanca e parë plenare është parashikuar të mbahet në orën 17:00 dhe pritet të ketë karakter kryesisht ceremonial.

Puna konkrete e Kuvendit do të nisë me miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare.

Më herët, në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar këto dy dokumente.

Në qendër të këtij sesioni pritet të jenë reforma administrative-territoriale dhe reforma zgjedhore.

Për ndarjen territoriale, Partia Socialiste ka paraqitur një propozim që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Nisma ka hasur kundërshtime, veçanërisht nga bashkitë që preken nga bashkimi me njësi të tjera vendore.

Edhe reforma zgjedhore pritet të rikthehet në tryezën e diskutimeve në Kuvend, ndërsa palët politike do të përballen me një sërë çështjesh që lidhen me proceset zgjedhore të ardhshme.

Paralelisht me nisjen e punimeve të Kuvendit, është paralajmëruar edhe një protestë para godinës së Parlamentit. Për tubimin pritet të merren masa sigurie nga policia, përfshirë vendosjen e gardheve metalike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›