E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nis java e nëntë e Serie A

Java e nëntë e serisë A, do të nisë sot pasdite me ndeshje Sampdoria – Bologna. Skuadra e Genova vazhdon të mbajë ritmin e ekipeve të mëdha dhe gjendet në vendin e dytë në renditje dhe vetëm 2 pikë larg nga Interi i vendit të parë. Sot në ndeshjen e orës 18 barazimi nuk i vlen asnjërës prej skuadrave. Sampi ka barazuar në dy ndeshjet e fundit dhe i duhet të qendrojë në krye ndërsa tjetra është në zonën e ftohtë të renditjes dhe sapo ka ndryshuar trainer. Ndërsa në mbrëmje Inter do të presë në fushën e vet Catanian. Pas barazimit në Champions, Interit i duhet të bindë tifoëzt se në kampionat është pretendenti kryesor i trofeut. Për Mourinhon, Eto’o edhe pse jo në 100% të formës së tij do të luajë. Do të mungojë Cambioasso i cili ka dhimbje në kofshën e tij të majtë. Nuk do të jetë as mbrojtësi Samuel, i cili është lënë pushinm dhe në vend të tij do të jetë Cordoba.
E çuditëshme por, Mourinho ka uruar Milanin për fitoren në Bernabaeu. Nuk e kam parë ndeshjen ka thënë portugezi por jam i lumtur për Leonardon për ekipin dhe gjithë futbollin italian. Megjithatë traineri i Interit është i hidhur në deklaratat e tij kur kujton edhe humbjen e Melanin në shtëpi nga Zyrihu të cilën e cilësoi si historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›