E Diel, 1 Nëntor 2026

Hana: Mjekët do të paguen në bazë të numrit të pacientëve

Mjekët e spitaleve do të paguhen në bazë të pacientëve që do të kurojnë dhe shërbimit të ofruar. Kjo është strategjia e re, e cila parashikohet në kontratat që Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të lidh me spitalet në vitin 2010.
Elvana Hana “Kontrat-pagesa do të varet nga shërbimi i pacientëve, për pacient të trajtuar dhe shëruar, në këtë mënyrë do të ushtrojmë presion mbi paradën informale që ekziston aktualisht, një pacient nuk ka pse paguan mjekun nën dorë, kur Instituti e paguan për çdo pacient të trajtuar.”
Skema e kostove efektive ku tenton të shkojë sistemi ynë shëndetësor është skemë e sukseshme gjermane, të cilën po e ndjekin edhe vendet e tjera të Ballkanit. Për të diskutuar mbi reformat në financimin e kujdesit shëndetësor, u mbajt në Mal të Zi edhe Forumi i 3-të Ballkanik i Sigurimeve Shëndetësore, ku merrte pjesë edhe drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana, e cila është dhe iniciatore e këtij forumi, që u zhvillua dy vjet më parë në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›