E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nis seminari

Sot (e hënë) nis punimet Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Hapja solemne e Seminarit XXXI do të bëhet sot (e hënë), siç njoftojnë zyrtarët, në orën 11, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Edhe në seminarin e sivjetshëm pritet një pjesëmarrje e madhe e seminaristëve nga shumë shtete të botës. Pjesëmarrës do të jenë të huaj me njohuri të mira të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të tjerë me njohuri mesatare, por edhe fillestarë, të cilët kanë shprehur interesimin për ta mësuar gjuhën shqipe dhe për të fituar njohuri nga letërsia shqiptare.

Po ashtu nuk do të mungojnë kumtesat, ligjëratat dhe debatet e shumta lidhur me gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›