Sot nis shperndarja e Formularit A2
Nis puna ne drejtorite dhe zyrat arsimore, Formulari ne duar te maturanteve, pasneser
Dita e sotme do te jete mjaft e vrullshme per specialistet e arsimit. APRIAL-i do te nise sot ne mengjes shperndarjen e formulareve, numri i te cileve nuk dihet ende. Kjo, per shkak se ende nuk dihet se sa maturante kane ngelur ne ndonjerin prej 4 provimeve te Matures Shteterore. Nderkaq, kandidatet per ne shkolla te larta do ta kene ne dore kete formular vetem mengjesin e dites se Enjte.
Shperndarja
Shperndarja e FormularitA2 ne Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR/ZA) do te behet nga APRIAL, duke filluar qe sot. Komisionet e Matures Shteterore te DAR-eve ia shperndajne komisioneve shkollore te Matures, ne daten 21 korrik. Sipas rregullores se Matures Shteterore, kandidatet e marrin Formularin A2 me 22 korrik dhe e dorezojne. Sikurse behet e ditur, ata do te kene 6 dite kohe per ta plotesuar dhe me pas per ta dorezuar. Sipas afateve te shpallura ne rregullore, kandidatet duhet ta dorezojne te plotesuar, deri me 28 Korrik. Me pas, komisionet shkollore te matures, ia dorezojne formularet A2 drejtorive dhe zyrave arsimore, nje dite me vone. Komisioni i Matures Shteterore te DAR-eve, pasi ben verifikimet perkatese, i dergon formularet, te ndare sipas shkollave, se bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkrese percjellese ne APRIAL, brenda dates 31 Korrik 2010. “Kandidatet qe deshirojne te vazhdojne studimet ne IALP duhet te plotesojne Formularin A2, brenda dates 30 korrik dhe ta dorezoje ate ne KSHMSh, pasi maturanti/kandidati eshte njohur me te gjitha rezultatet e provimeve te Matures”, percakton rregullorja. Sipas saj, nuk e plotesojne Formularin A2 maturantet - kandidate qe rezultojne mbetes ne nje nga provimet e detyruara ose me zgjedhje te Matures.
Zgjedhja
Formulari A2 i plotesuar pranohet vetem i shoqeruar me mandatarketimin e pageses prej 2 mije lekesh. Ne qofte se per arsye te ndryshme kandidati nuk merr pjese ne provimin me zgjedhje per te cilin ka bere pagesen, kjo e fundit nuk kthehet. Nese gjysma e punes ka qene zgjedhja e dy lendeve me zgjedhje, gjysma tjeter shume e rendesishme do te jete perzgjedhja e deges se duhur qe te keni mundesi te fitoni. Dhe, kete nuk mund ta beni duke marre parasysh vetem preferencen tuaj, por edhe duke analizuar me laps e me leter ku keni me shume mundesi, duke pasur parasysh te gjithe komponentet e matures shteterore. Zgjedhja e nje dege te gabuar mund t’ju levize rezultatin me qindra pike, edhe pse mund te jene shume i zoti, apo te kene dale mire ne provimet me detyrim e me zgjedhje. Sepse, te gjithe komponentet e Matures jane shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe nje gabim sado i vogel mund t’ju kushtoje nje vit arsim te larte.
Ndryshimi
Sivjet nuk eshte e detyruar qe maturanti t’i plotesoje te gjitha kuadratet e degeve te preferuara. Nga 10, qe jane gjithsej maturanti mund te shenoje tre, dy, apo madje, edhe 1 te vetme, si preference per te vazhduar studimet e larta ne universitetet publike te Shqiperise.