Meta: Votat kunder PD, pse mbeshtesim Topin

Numri dy i qeverise Ilir Meta eshte deklaruar per here te pare publikisht pse mbeshtet te gjitha dekretet e presidentit Bamir Topi dhe ka hedhur voten kunder PD. Ai ka deklaruar se “ne nuk votojme pro Partise Demokratike, apo kunder Partise Demokratike, apo kunder apo pro Partise Socialiste. Ne kemi nje politike tonen, e cila eshte nje politike qe ne pergjithesi i mbeshtet dekretet e Presidentit”. Nje deklarate e qarte qe shpjegon dhe voten kunder Partise Demokratike ne Kuvend. Zv.kryeministri sqaroi voten e LSI pro dekreteve te Presidentit per anetare te Gjykates se Larte e Kushtetuese, cfare eshte komentuar si qendrim kunder PD, nderkohe qe ka kerkuar qe dhe ligji i sherbimit inteligjent te jete komform standardeve te NATO-s dhe BE. Njeheresh ai eshte shprehur per here te pare dhe mbi debatin mes ministrit te Energjetikes Dritan Prifti dhe Partise Socialiste. Debat qe ka degjeneruar ne akuza te ndersjellta mes paleve. Per Meten e gjithe kjo ka per baze nje mllef te vjeter te kreut te PS Rama ndaj perfaqesuesit te LSI ne qeveri Dritan Prifti. Ministri i Jashtem Meta ju pergjigj interesit te medias dhe mbi ecurine e negociatave mazhorance-opozite. Duke shprehur padurimin per mberritjen sa me pare ne nje marreveshje, pse jo dhe sot(dje), Meta la qarte te kuptohet se opozita e ka ne dore zgjidhjen, nese pranon opsionin ligjor dhe kushtetues te saj.
Ditet e fundit eshte ashpersuar ndjeshem gjuha midis Ministrit te Ekonomise z. Prifti dhe Kryetarit te Partise Socialiste, z. Rama, duke bere deklarata, te cilat ne ne fakt nuk i kishim degjuar me pare. Si ju duken keto lloj qendrimesh qe jane mbajtur per kete dhe cili ka qene roli juaj?
Dua te deklaroj se nuk kam patur asnje rol ne kete debat, te cilin me teper e kam ndjekur permes SMS-ve dhe internetit, pasi vete fluturimet per ne Afganistan dhe ne Kazakistan e kane bere te pamundur ndjekjen e nje debati te tille. Por mund t`ju them me keqardhje se xhelozia dhe fobia e z.Rama ndaj z. Prifti jane te vjetra, nuk jane te reja.
Se dyti, sulmet e Partise Socialiste jane vertet shume banale dhe shume denigruese. Ju te gjithe e dini se te gjithe ata qe jane ne pozita te larta shteterore dhe qe marrin detyra te rendesishme shteterore, duhet te tregojne kujdes, per sa i takon konfliktit te interesit. Besoj se z.Prifti e ka sqaruar vete, sikurse edhe e ka thene qe eshte diplomuar ne Harvard dhe nuk ka nevoje per avokat, qe ne detyrim te zgjidhjes se cdo konflikti interesi, eshte perpjekur per t`i shitur aksionet e tij, te cilat kane qene te deklaruara perpara se ai te merrte detyren e Ministrit. Pra qe kur ka qene ne opozite. Mendoj se ky eshte nje veprim per t`u pershendetur, jo per t`u kritikuar nga ana e Partise Socialiste. Gjithashtu degjojme edhe nje absurditet tjeter, qe ortaku, i cili ka marre keto aksione, sipas Partise Socialiste, qenka kusheri i Petrit Vasilit, Ministrit te Shendetesise, dhe ky paska marre pjese ne tenderat qe ben Ministria e Shendetesise apo QSUT-ja, per ceshtjen e ilaceve. Kjo eshte thjesht nje perpjekje diabolike per te krijuar nje klime denigruese dhe te pandershme, pasi me sa u interesova edhe vete, ky person merret me kete aktivitet farmaceutik prej 15 vitesh dhe njekohesisht ne kete kompani, qe eshte nje nder me te njohurat ne vend, ai eshte nje nder tre aksionaret, duke marre pjese ne kete lloj aktiviteti shume kohe perpara se z.Vasili te behej Minister i Shendetesise. Pra te gjitha keto se bashku, deri dhe me pikepyetje te tilla absurde, pra qe z. Prifti ia paska shitur aksionet ketij biznesmeni, sepse nuk e di se kush do t’i merrte keto aksione, sigurisht qe nje biznesmen do t`i merrte, tregojne shume thjesht qe ketu kemi te bejme me nje sulm politik, kemi te bejme me nje krize te madhe te lidershipit te kesaj force politike, krejtesisht e corientuar, e cila ne vend qe te perqendrohet tek reforma zgjedhore, per te cuar perpara edhe projektet e saj per transparencen, duke permiresuar Kodin Zgjedhor dhe duke permiresuar rregullat ekzistuese, me te cilat behen zgjedhjet ne Shqiperi, pra merret me ceshtje per te cilat z.Prifti me duket se ka bere thirrje qe te investohen organet perkatese, institucionet shteterore. Partia Socialiste duhet t`i ndjeke akuzat e saj ne kete rruge. Per mua ky nuk ishte nje konflikt i ri. Konflikti Rama-Prifti eshte nje konflikt i vjeter, qe kur kane qene te dy ne Partine Socialiste.
Ju keni dhene voten pro te gjitha kandidaturave te propozuara nga Presidenti i Republikes per Gjykaten e Larte, nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i partise suaj shprehu qendrimin e LSI ndaj ndryshimit te ligjit te SHISH-it, ne rast se nuk do te kishte miratimin e partnereve nderkombetare. Ne rast se ngreme nje hipoteze dhe themi se Partia Socialiste do te kishte marre pjese ne Parlament, gjate votimit te dekreteve, shumica e votave do te kishte kaluar ne krahun tjeter, pra PS-LSI. Ka ndonje gje ketu, apo eshte thjesht spekulim te mendosh qe mund te kete dicka brenda mazhorances? Cfare sinjalesh i jepni ju Partise Demokratike me keto dalje kunder publikisht?
Ne kemi nje marreveshje me Partine Demokratike, e cila eshte publike, dhe ne i kemi qendruar dhe do t’i qendrojme marreveshjes deri ne fund, per te gjitha ceshtjet qe te dy palet kane rene dakord te punojne se bashku. Lidhur me votimin per dekretet e Presidentit e kam theksuar edhe me pare, sikurse dhe z.Luan Rama e ka theksuar, qe ne nuk votojme pro Partise Demokratike, apo kunder Partise Demokratike, apo kunder apo pro Partise Socialiste. Ne kemi nje politike tonen, e cila eshte nje politike qe ne pergjithesi i mbeshtet dekretet e Presidentit. Sepse mendojme se si institucioni pergjegjes per te promovuar kandidatura te caktuara, ne nivelet me te larta te gjyqesorit, ka bere verifikimet e duhura dhe kjo eshte nje politike e hapur. Ne rast se do te kishin qene deputetet e Partise Socialiste ne Parlament, aritmetika eshte e thjeshte: Gjyqtaret do te ishin zgjedhur. Per sa i perket ligjit per SHISH-in, perseri nuk duhet te krijojme keqkuptime te paqena. Me duket se z.Rama, pra Luani, eshte shprehur shume qarte, se Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s prej nje viti, dhe ka permbushur me shume sukses gjate vitit te pare te saj pas anetaresimit, te gjitha detyrimet si vend anetar i Aleances. Me duket se ai eshte shprehur shume qarte se, bashkepunimi ne luften kunder terrorizimit eshte nje prioritet madhor, ne raportet Shqiperi-NATO. Dhe ne kete drejtim, dhe e njejta gje vlen edhe per bashkepunimin ne fushen e sherbimeve inteligjente. Une e kam thene me kohe se ligji ka nevoje per riperteritje, ne perputhje me Kushtetuten, ne perputhje me shume aspekte te tjera, dhe kjo nuk eshte nje gje e re. Njekohesisht, te gjithe e dine se si nje vend qe tashme eshte anetar i NATO-s, Shqiperia ka nje detyrim edhe per sa i perket rishikimit te ligjeve qe kane te bejne me Forcat e Armatosura, qe kane te bejne me sherbimin inteligjent, te konsultohet me NATO-n, ne menyre qe te permbushe detyrimet e saj dhe te arrije standardet e kerkuara, te cilat burojne tashme nga anetaresimi. E njejta gje vlen dhe ne raport me Bashkimin Evropian, perderisa synojme te anetaresohemi ne te. Ne kemi per detyrim, qe per cdo ligj qe ka te beje me fushen ku shtrihen marredheniet tona me BE-ne, ne te verifikojme nese legjislacioni yne eshte apo jo ne perputhje me legjislacionin e ketij komuniteti.
Kane mbetur vetem dy seanca plenare nga mbyllja e sesionit parlamentar. Ju si aleati kryesor ne koalicionin qeverises, a besoni se jeni afer arritjes se nje marreveshjeje per ngritjen e nje Komisioni, perpara mbylljes se sesionit?
Ne mezi po presim per kete. Kemi nje vit qe kemi kerkuar te ngrihet Komisioni Hetimor, qe te behet transparenca, dhe te gjithe e kane bere te qarte qe kerkojne respektimin e Kushtetutes dhe pavaresine e gjyqesorit. Shpresojme qe kjo situate e pakuptimte te kalohet sa me shpjet dhe te ecet perpara. Nderkohe, gjej rastin edhe nje here tjeter te bej thirrje qe te fillohet puna per reformen zgjedhore, sepse transparenca garantohet me ligj.
A ka sinjale konkrete?
Mezi po presim qe te zgjidhet qe sot, jo vetem brenda ketij sesioni, se duhet te ishte zgjidhur me kohe. Jemi shume vone.
A ka mundesi te zgjidhet qe sot?
Kjo eshte ceshtje vullneti, dhe nga ana e mazhorances vullneti ka ekzistuar qe ne shtator, per ta krijuar kete Komision, per t`i dhene Partise Socialiste shumicen dhe kryetarin e tij, dhe per te ofruar cdo gje qe eshte ne dore te mazhorances.
Por jo per te mbajtur te padjegura fletet e votimit?
Kjo eshte nje ceshtje te cilen e vendos Gjykata. Ne duhet t`i respektojme Gjykatat, edhe kur na pelqejne, por edhe kur nuk na pelqejne ne vendimet e tyre. Kjo eshte demokracia.