Sot panairi 600 vende pune te lira pune

Me shume se 62 biznese ne panair. Studentet e diplomuar jashte te privilegjuarit.
Hapet sot Panairi i Punes permes te cilit studentet mund te aplikojne per nje vend pune. Per tri dite 62 biznese do te promovojne biznesin e tyre nderkohe qe 30 prej tyre kane shpallur tashme 600 vende te lira pune. Shefi i sektorit te Koordinimit ne Drejtorine Rajonale te Punesimit Fatjon Dhuli tha se vendet e punes vijne kryesisht per profilet e ekonomise inxhinierise informatikes gjuheve te huaja.
Panairi
Kjo strukture e cila po e kthen ne nje tradite organizmin e panaireve te punes kete vit per organizimin e ketij aktiviteti po bashkepunon me Dhomen e Tregtise dhe Industrise Shqiperi - Britani e Madhe.
Dhuli tregoi se celja e Panairit te Punes Tetor 2010 dhe ai i Edukimit per nje Zhvillim te Qendrueshem do tu sherbejne jo vetem studenteve te sapodiplomuar por edhe kategorive te tjera sic jane te riintegruarit kategorise qe eshte me pak e kualifikuar dhe te tjereve qe kane nevoje per mundesi punesimi. Qellimi i ketij aktiviteti fokusohet ne formim dhe punesim.
Subjektet pjesemarrese nga ana jone jane te perfshira ne punesim. Per keto vende te lira te punes qe do te prezantohen ne kete panair eshte bere nje perzgjedhje e te gjithe te regjistruarve ne zyrat e punesimit ne Tirane. Keta punekerkues te papune u jane paraqitur bizneseve pjesemarrese te cilet do te bejne perzgjedhjet dhe do te kontaktojne te perzgjedhurit per te zhvilluar intervistat gjate diteve te panairit - vijoi Dhuli.
Ky panair sipas tij vjen pas suksesit te panairit te vitit 2008 i cili u vizitua nga mbi 10 mije persona nga te cilet 6 000 punekerkues aplikuan per vendet e lira te prezantuara nga biznesi. Dhuli theksoi se kete vit Drejtoria Rajonale e Punesimit Tirane edhe pas perfundimit te panairit do te komunikoje me bizneset per te ndjekur ecurine e zenies se vendeve te lira nga aplikantet per te percaktuar edhe efektivitetin e ndermjetesimit nepermjet panaireve dhe problemet e hasura.
Zhvillimi i panaireve te punes vleresohet si aktivitet ku del ne pah treguesi real i kerkese-ofertes. Nepermjet tyre synohet te luftohet informalittei i tregut te punes ne Shqiperi te permiresohen kontaktet midis subjekteve punekerkuesve dhe institucioneve shteterore. Panaire te tilla ofrojne mundesi punesimi ne kohe te shkurter dhe me kosto minimale pasi perben nje treg pune te hapur.
Bizneset
Bashkepunimi i bizneseve me sherbimet publike te punesimit po rrisin fuqine e tyre ne tregun e punes. Sipas Sherbimit Kombetar te Punesimit SHKP tashme zyrat e punesimit si sherbim publik mund te konsiderohen jo thjesht si zyra por sherbime punesimi. Ky nuk eshte thjesht nje ndryshim emertimi por ndryshim vizioni mentaliteti misioni dhe funksioni.
Disa nga firmat pjesemarrese qe do te ngrene stendat ne Pallatin e Kongreseve ne nje siperfaqe prej 2200 meter katroresh jane CEZ Vodafone AMC Eagle Mobile Abcom NampN Agna Group Man Service Big Market Aulona Pol-1 Albtelecom NBG Bank Banka Credins Raiffaisen Bank Tregi Marketing Teleperformance etj.
Kategorite
- Te rinjte qe kane mbaruar arsimin e larte brenda dhe jashte vendit dhe jane ne kerkim te nje pune do te kene mundesi te gjejne oferta te prezantuara nga bizneset me serioze per ta
- Nje risi kete vit do te jete nje kategori e vecante punekerkuesish sic jane shtetasit shqiptare te kthyer nga emigrimi kategori kjo e cila kerkon te riintegrohet ne tregun vendas te punes. Panairi do te jete nje mundesite reale per kete kategori punekerkuesish qe te vleresoje kapacitet qe ka per te rihyre ne tregun e punes
- Mundesi formimi ne profesionet me te kerkuara do te ofrohen per te papunet e pakualifikuar dhe te papunet afatgjate te cilet e kane te veshtire te integrohen ne tregun e punes
- Edhe ata qe e kane nje pune por jane ne kerkim te nje pune qe u ofron oportunitete me te medha mund te shfrytezojne panairin dhe te aplikojne per vendet e lira te ofruara nga biznesi