Sot paradite, Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë guvernatorin e Landit të Austrisë së Ulët, Zotin Erwin Proll. Pas takimit Kryeministri Berisha dhe Zoti Proll u shprehën:
Sot paradite, Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë guvernatorin e Landit të Austrisë së Ulët, Zotin Erwin Proll. Pas takimit Kryeministri Berisha dhe Zoti Proll u shprehën:
Kryeministri Berisha: Dua të përshëndes përzemërsisht Zotin Erwin Proll, guvernator i Landit të Austrisë së Ulët për vizitën e tij në Shqipëri dhe qëllimet e tij për të inkurajuar intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Së bashku me guvernatorin Proll, i pranishëm sot, këtu, është dhe presidenti i ENV-së, zv/presidenti i kompanisë dhe një nga ekspertët më të shquar të ujrave në Evropë. Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për projekte konkrete. Unë jam i bindur që marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Austrisë janë të shkëlqyera, sikundër janë bërë investime të mëdha serioze austriake në Shqipëri. Kompani të mëdha austriake, si Raiffeisen, Rogner, OMV, Strabach, etj. veprojnë sot në Shqipëri. Pra, ka një interes gjithnjë në rritje të kompanive të mëdha austriake në Shqipëri.
ENV ka projekte të shkëlqyera energjitike dhe jo vetëm energjitike për vendin tonë. Sot dorëzohen dokumentet dhe nënshkruhet një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë për kaskadën e Devollit. Po shqyrtohen të gjitha format e prodhimit të energjisë, përfshi këtu edhe energjinë e erërave, si dhe naftës dhe gazit.Gjithashtu ata shprehën angazhimin në projekte të mëdha të furnizimit me ujë, të përpunimit të plehërave dhe të djegjes së tyre. Unë e sigurova Zotin Proll se këtu do të gjejnë një mbështetje të plotë.
"Shqipëria një euro" është oferta që ky vend paraqet për investitorët austriakë dhe investitorët e huaj. "Shqipëria një euro" është një realitet i prekshëm, me projektet e para në fushën e energjisë dhe prodhimit të saj.
Kompania ENV është një nga kompanitë që ka privatizuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë në rajon të Maqedonise. Shqipëria privatizon shpërndarjen këtë vit dhe shpresojmë që interesi i kësaj kompanie të jetë i madh në këtë proces.
Edhe njëherë dua tu falenderoj shumë përzemërsisht, zoti Proll për përpjekjet e tij shumë serioze për të ndihmuar vendin tim, në traditën më të shkëlqyer të një bashkëpunimi dhe miqësie që ekziston midis dy vendeve dhe dy qeverive tona.
Guvernatori Erwin Proll: Vizita tek Kryeministri Berisha ishte vizita tek një mik. Zoti Berisha e njeh Austrinë dhe landin tone shumë mirë dhe kësaj i shtohet edhe bashkëpunimi i gjatë mes Austrisë dhe Shqipërisë si në fushën ekonomike, ashtu dhe në fusha të tjera. Kjo është edhe arsyeja që ne erdhëm shumë shpejt në një pikë të përbashkët gjatë kësaj bisede.
Përfaqsuesit e ENV, që më shoqëruan në këtë takim, kishin vite që mendonin për këtë mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Në rradhë të parë, ne shfrytëzuam mundësinë për të ofruar propozimet tona në teknologjinë e ambientit dhe kjo jo vetëm në teori, por edhe konkretisht, të cilat ne i ofrojmë në shkallë ndërkomëbetare.
Sigurisht, në këtë drejtim kemi parë dhe mundësinë e shfrytëzimit të hidrocentraleve dhe të furnizimit me energji. Ne do të nëshkruajmë një Memorandum Mirëkuptimi me Ministrin e Ekonomisë për nje bashkëpunim të sukseshem në të ardhmen.
Ne jemi të interesuar në zhvillimin e këtyre projekteve ndërkombëtare me qëllim nxitjen bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe në këtë drejtim Shqipëria paraqet interes. Sikundër nëpërmjet tyre nxitet edhe një zhvillim ekonomik më i madh i landit të Austrisë së ulët, si nga pikëpamja e ofrimit të vendeve të punës, gjithashtu edhe për firmat e interesuara austriake, që nëpërmjet ndërkombetarizimit të projekteve të tyre të rrisin imazhin e tyre.
Unë e ftova Zotin Berisha që në vizitën e tij të ardhshme në Austri të vizitojë dhe landin tonë.
Dua ta shfrytëzoj këtë vizitë për të prezantuar gjithashtu edhe impiantet e firmës ENV.