E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot paradite, Kryeministri Berisha vizitoi, në spitalin e Kirurgjisë në Durrës, komisionerin e plagosur një ditë më parë gjatë procesit zgjedhor në Shijak, Marian Saliaga. Kryeministri dëno

Sot paradite, Kryeministri Berisha vizitoi, në spitalin e Kirurgjisë në Durrës, komisionerin e plagosur një ditë më parë gjatë procesit zgjedhor në Shijak, Marian Saliaga. Kryeministri dënoi ashper këtë akt, duke e konsideruar atë një krim të shëmtuar politik. Ndër të tjera, Kryeministri bëri këto komente për mediat:

"Le t'i urojmë shërim të shpejtë Marianit. Dua të theksoj këtu se fitorja më e madhe ishte jeta e tij, sepse ata të cilët menduan të festojnë me jetën e një studenti të Fakultetit të Drejtësisë, në një mision të vërtetë për të gjithë shoqërinë, i emëruar në përputhje me ligjet e vendit si kryetar i Komisionit të Qendrës së Votimit, ata dëshmuan vlerat më të ulëta të moralit njerëzor.

Dje nuk kam folur, sepse kam dashur të flasin qytetarët e Shijakut, por sot dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim politik të shëmtuar. E quaj politik, sepse u realizua nga dukët e krimit, njeriu i dukëve të krimit, ndërkohë që kreu i tyre, në vend që të dënonte me ashpërsi këtë akt, përzgjodhi si mburojë strofullën e Sollakut.

Së dyti, dua të uroj zotin Osman Metalla, duke falënderuar me shumë mirënjohje zgjedhësit e Shijakut, që me fibrën e tyre qytetare, me qëndrimin e tyre qytetar, bënë të mundur të triumfojë vota mbi dhunën, vlerat mbi antivlerat dhe të kompletojnë një proces thelbësisht të rëndësishëm për demokracinë në Shijak dhe në mbarë Shqipërinë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›