E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës u shqyrtuan dhe miratuan vendimet e mëposhtme: V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DIS

Sot paradite, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës u shqyrtuan dhe miratuan vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA TRUPAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 9 (nëntë) trupave dhe 3 (tre) mjeteve ushtarake italiane, në itinerarin Qafë-Thanë – Durrës, në datën 9 mars 2007.

Lejimin e kalimit tranzit të 9 (nëntë) trupave dhe 7 (shtatë) mjeteve ushtarake italiane në itinerarin Durrës – Qafë-Thanë, në datën 18 mars 2007.

Për trupat ushtarake, që do të kalojnë më 9 mars, pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është pika e kalimit kufitar në Qafë-Thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit kufitar në Durrës, ndërsa për trupat, që do të kalojnë më 18 mars 2007, pika e hyrjes është pika e kalimit kufitar në Durrës dhe pika e daljes është pika e kalimit kufitar, Qafë-Thanë.

2. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në/nga Republika e Shqipërisë janë parashikuar në "Marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave", nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe në "Marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre", nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe në protokollin shtesë të "Marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre", ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

3. Gjatë itinerarit të lëvizjes trupat italiane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

5. Lejimin e kalimit tranzit të 11 (njëmbëdhjetë) trupave dhe 4 (katër) mjeteve ushtarake sllovene, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-Thanë –Durrës – Qafë-Thanë, në datën 14 mars 2007.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të jetë pika e kalimit kufitar, Qafë-Thanë.

Pika e daljes të jetë pika e kalimit kufitar në Durrës dhe pika e kalimit kufitar, Qafë-Thanë.

6. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në "Marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave", nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe në "Marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre", nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe në protokollin shtesë të "Marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre", ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

7. Gjatë itinerarit të lëvizjes, trupat sllovene të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE, PËR VITIN 2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9465, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Numri i punonjësve buxhetorë, për ministritë dhe institucionet qendrore, për vitin 2007, është 106 480 veta, për periudhën janar-mars 2007, dhe 104 808 veta, për periudhën prill-dhjetor 2007, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË BURDULLIASIT, NË BASHKINË E BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarёve të pasurive të paluajtshme, pronë private, qё preken nga zgjerimi i varrezave publike të Burdulliasit, në bashkinë e Beratit.

2. Pasuritë, pronë private, me sipërfaqe 2270 m2, që shpronësohen, si dhe pronarët përkatës, janë sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë, pronë private, të të cilëve shpronësohen, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, është 5 000 000 (pesë milionë) lekë.Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Beratit.

Ky fond u vihet në dispozicion pronarëve të shpronësuar nga bashkia brenda 3 muajve nga data e përfundimit të afatit të shpronësimit.

4. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 15.3.2007.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 87 000 (tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohet nga bashkia e Beratit.

6. Afati i përfundimit të punimeve, për objektin "Zgjerimi i varrezave publike Burdullias" të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Beratit.

7. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Beratit. Regjistrimi i ri i pasurisë 2270 m2 , truall, shpronësuar në favor të bashkisë së Beratit, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi.

8. Ngarkohet bashkia e Beratit për zbatimin e këtij vendimi.

9. Ngarkohet Ministria e Brendshme për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005, "PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005, "Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9461,DATË 21.12.2005, "PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005, "Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore", të bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në titull pas fjalës "... tarifën..." shtohet "... e integruar...".

Neni 2

Në nenin 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Në pikën 1, fjalët "... Këshilli i Ministrave miraton një nomenklaturë mallrash..." zëvendësohen me "...Këshilli i Ministrave miraton publikimin zyrtar të nomenklaturës...".

b) Në paragrafin e parë, të pikës 3, fjalët "... të nxjerrë vendimin përkatës për përditësimin e ..." zëvendësohen me "... të miratojë botimin e përditësimit të ...".

c) Në paragrafin e dytë, të pikës 3, fjalët "Vendimi i Këshillit të Ministrave..." zëvendësohen me "Botimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave...".

Neni 3

Në nenin 2, fjalët "... Këshilli i Ministrave miraton ..." zëvendësohen me "... Këshilli i Ministrave publikon ...".

Neni 4

Në pikën 1, të nenit 5, fjalët "... për të cilin bën fjalë nenin 28, i Kodit Doganor..." zëvendësohen me "...sipas përcaktimit të dhënë në nenin 28, të Kodit Doganor...".

Neni 5

Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Në fjalinë e parë, të paragrafin të parë, fjala "... miratohet..." zëvendësohet me "... publikohet një herë në vit...".

b) Në fjalinë e tretë, të paragrafit të parë, shfuqizohen fjalët "...përditësohet..." dhe "... çdo vit...".

c) Në paragrafin e dytë, fjalët "... dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ndërmerr, ndër të tjera, dhe këto hapa:..." zëvendësohen me "... bashkërendon punën për:...".

ç) Pas paragrafit të dytë, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

"Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shërben si sekretari teknike e Komitetit të Nomenklaturës së Mallrave.".

Neni 6

Neni 8 ndryshohet si më poshtë vijon:

"Neni 8

Komiteti i Nomenklaturës së Mallrave kryesohet nga ministri i Financave dhe ka në përbërje:

- Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
- Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;

- Drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it;
- Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
- Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë;

Këshilli i Ministrave miraton rregulloren e funksionimit të këtij komiteti.".

Neni 7

Në nenin 10 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në shkronjën "a", të pikës 1, fjala "...zbatimin...", zëvendësohet me "...hartimin...".

b) Paragrafi i parë, i pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Hartimi i nomenklaturës bëhet në përputhje me:".

Neni 8

Paragrafi i dytë, i nenit 11, shfuqizohet.

Neni 9

Në nenin 12 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Në paragrafin e parë, pas fjalëve "... Këshilli i Ministave..." shtohen "... brenda janarit...".

b) Paragrafi i dytë dhe i tretë shfuqizohen.

c) Pas paragrafit të parë, shtohen dy paragrafe, me këtë përmbajtje:

"Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zhvillon procedurat për riprodhimin e versionit të plotë të Nomenklaturës së Mallrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Fondet për riprodhimin dhe procedurat e përcaktuara në paragrafin e dytë, të këtij neni, mbulohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.".

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare" .

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›