E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 1 të Tiranës. Gjatë këtij takimi Kryeministri, ndër të tjera, theksoi: "Dëshiroj t'ju për

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 1 të Tiranës. Gjatë këtij takimi Kryeministri, ndër të tjera, theksoi:

"Dëshiroj t'ju përshëndes përzemërsisht dhe t'ju ftoj ju dhe mbarë qytetarët e Tiranës, më 18 shkurt, të votoni Sokol Olldashin, fytyrën e re të Tiranës, të votoni Albi Qoshen si bashkiakun tuaj më të mirë që keni pasur deri më sot.

Sot, jam këtu për t'ju garantuar ju dhe mbarë qytetarët e Tiranës se qeveria e koalicionit do të mbështesë me çdo mjet dhe çdo gjë zotin Sokol Olldashi dhe zotin Albi Qoshja që t'ua kthejmë Tiranën qytetarëve të saj. Atyre që mund t'u duket pak e habitshme kjo, unë i ftoj që bashkërisht të shtrojmë disa pyetje.

Të pyesim sot çdo qytetar të Tiranës, në cilat parqe lojërash luajnë fëmijët e tyre; të pyesim të gjitha nënat e reja në Tiranë, në cilat kopshte çojnë fëmijët e tyre; të pyesim të gjithë prindërit e Tiranës sa nxënës kanë klasat ku mësojnë fëmijët e tyre.

Të pyesim së bashku, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme, faktet dhe e vërteta duhet të na prijë dhe të na udhëheqin, propaganda dhe mashtrimi duhet t'i mbeten së shkuarës.

Të pyesim bashkërisht qytetarët e Tiranë se si kemi udhëtuar gjatë këtyre viteve në qytetin tonë të dashur, më me lirësi dhe më me shpejtësi, apo gjithnjë e më me vështirësi, sepse transporti publik është vendosur vetëm në funksion të fitimit të klaneve pranë kryetarit të bashkisë, sepse tramvai avulloi, sepse nuk ekziston asnjë qytetet në Evropë, ku të mos ketë një parking, si Tiranë që pretendon të jetë qytetet evropian.

Të pyesim së bashku të gjithë të moshuarit tanë në gjejnë ndokund një lulishte të re ku mund të shplodhen.

Të pyesim të rinjtë e kësaj lagjeje a ka ndonjë bibliotekë me libra, kompjutera dhe internet, ku mund të pasurojnë mendjen e tyre çdo ditë.

Të pyesim qytetarët e Tiranës sa kinema ka kryeqyteti i vendit. Nga pesë më parë, sot ka vetëm një. Të pyesim sa teatro ka kryeqyteti. Edhe në diktaturë kishte dy, teatri kombëtar dhe teatri komik (estrada). Ku është estrada sot? Të pyesim a ka kryeqyteti një qendër kulturore, ku të gjallojnë nga mëngjesi në darkë veprimtaritë e saj.

Të pyesim në ka ndonjë qendër të rëndësishme tregtare.

Shikojeni drejt e në sy qytetin tuaj, në të cilin, në 6 vjet, paratë e taksave tuaja dhe investimet private nuk janë më pak se 3 miliard dollarë së bashku. Atëherë si ka mundësi që me gjithë këto investime klasat janë me 50 nxënës, nënat e reja nuk kanë kopshte ku të çojnë fëmijët, nuk ka linja transporti publik. Me të gjithë këto investime dhe ka vetëm një kinema, nuk ka tramvaj, nuk ka biblioteka. Për këtë ka vetëm një shpjegim. Ish kryetari e shndërroi këtë qytet të mrekullueshëm dhe të bekuar, qytetarët e tij dhe bukuritë natyrore në një piramidë të betonit dhe lejeve të ndërtimit. Tirana ka pasur me dhjetëra prona publike dhe qindra hektarë, por, në qoftë se nuk do t'u jepeshin Gonxheve, do të ndërtoheshin shkolla që fëmijët tanë të mësonin në klasa me 20-25 nxënës, nënat do t'i dërgonin fëmijët të sigurta në kopshte, tramvai do të qarkonte të gjitha rrugët dhe akset kryesore të qytetit, do të kishte 24 orë ujë në të gjitha shtëpitë e kryeqytetit, pluhuri nuk do të mbulonte Tiranën, qytetin më të ndotur të Evropës, parqet nuk do të zhdukeshin dhe ju nuk do të kishit gjelbërim më pak se 1/4 e asaj që kanë qytetarët evropianë.

Asgjë nuk duhet sot për vendimin tuaj të drejtë përveç përgjegjësisë qytetare. Jam sot, këtu, për t'u zotuar se Tiranën do t'ua kthejmë qytetarëve, fëmijëve shkollat, kopshet dhe parqet e lojërave, qytetarëve lulishtet, transportin publik, si dhe do të mbrojmë mjedisin. Tirana ka akse të mëdha, por kudo del në baltë. Ne jemi dakord për zgjerimin e rrugëve, por nuk mund të jetojmë në një qytet me një qendër pa qytet. Ne do ta shndërrojmë në qytet Tiranën nga rrëza e Dajtit deri në Kashar dhe deri atje ku ajo është e shtrirë. Asfaltim gjelbërim do të jetë programi ynë.

Edhe një herë ju ftoj që më 18 shkurt të votojmë me dinjitet qytetar, të votojmë për veten, fëmijët dhe qytetin që ne duam."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›