E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me delegacionin e nivelit të lartë të UNHCR, të kryesuar nga Asistentja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me delegacionin e nivelit të lartë të UNHCR, të kryesuar nga Asistentja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Zonja Erika Feller.

Duke mirëpritur vizitën e zonjës Feller, në Shqipëri, Kryeministri Berisha vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe frytdhënës midis UNHCR dhe qeverisë shqiptare dhe siguroi se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë Kryeministri solli në kujtesë, kontributin e çmuar që dha kjo Agjenci në ndihmë të shtetit shqiptar, gjatë viteve të luftës në Kosovë, duke shprehur edhe njëherë falenderimet e përzemërta.

Nga ana e saj, Zonja Feller falenderoi Kryeministrin dhe qeverinë shqiptare për nivelin e lartë të bashkëpunimit me UNHCR. Me pas, zonja Feller bëri një ekspoze të punës së kësaj Agjencie përgjatë këtyre viteve në Shqipëri dhe u shpreh se në të ardhmen, UNHCR do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

Gjatë takimit, Kryeministri i njohu të pranishmit, me përpjekjet e qeverisë shqiptare për hartimin e nje strategjie kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e azilkërkuesve dhe të minoriteteve në shoqërinë shqiptare, si dhe për arritjen e standarteve të larta në trajtimin e tyre. Në këtë drejtim, Kryeministri e vlerësoi rolin dhe ndihmën e UNHCR, si shumë të rëndësishme.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha i njohu bashkëfolësit me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare, për realizimin e reformave në fusha të ndryshme, ku një vend parësor zënë përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›