Dje pasdite, Kryeministri Berisha priti një delegacion të qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri Zoti Lutfi Haziri. Zëvendëskryeministri Haziri i përcolli Kryeministr
Dje pasdite, Kryeministri Berisha priti një delegacion të qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri Zoti Lutfi Haziri.
Zëvendëskryeministri Haziri i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Presidentit Sejdiu dhe KryeministritÇeku.
Në takim u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Kryeministri Berisha vlerësoi lart qëndrimin e Grupit të Unitetit dhe shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë së Shqipërisë për vlerësimin që Grupi i Unitetit i dha dokumentit të Presidentit Ahttisari dhe kërkesave të parashtruara në tryezën e bisedimeve në Vjenë.
Kryeministri Berisha dhe Zëvendëskryeministri Haziri diskutuan gjithashtu mbi zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë.