E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Kryeministri Fatos Nano, ne emer te Qeverise Shqiptare, nenshkroi Memorandumin e Politikave Ekonomiko Financiare me Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) per vitin 2003. Para nenshkrimit te Memo

Sot Kryeministri Fatos Nano, ne emer te Qeverise Shqiptare, nenshkroi Memorandumin e Politikave Ekonomiko Financiare me Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) per vitin 2003.

Para nenshkrimit te Memorandumit Kryeministri Fatos Nano mbajti kete fjale:

Me lejoni t'ju uroj dhe ju perfaqsues te medias nje vit te mbare ne percjelljet e ngjarjeve shqiptare per opinionin vendas. Eshte kenaqesi per mua sot, te nenshkruaj ne emer te Qeverise shqiptare Memorandumin e Politikave Ekonomiko Financiare, qe perben nje angazhim te rendesishem per vitin 2003 qe ne rikonfrimojme dhe bashkepunimin e sukseshem dhe serioz me FMN.

Ky Memorandum konsolidon politikat e zhvillimit te qendrueshem dhe stabilitet ekonomik social te vendit edhe per vitin ne te cilin kemi hyre. Dokumenti qe kemi pergatitur, dhe sot do te nenshkruhet, eshte pjese dhe pasqyre e angazhimeve politike dhe ekzekutive te shtetit shqiptar per ekonomine kombetare dhe financat publike te vitit 2003. Ne kete gjen shprehje esenca e programit afatmesem e Qeverise qe une drejtoj. Politikat tona te zhvillimit dhe te bashkepunimit me FMN kane si synim per vitin 2003 nje rritje ekonomike te qendrueshme qe do te jete ne nivelet 6% ne terma reale perballe nje inflacioni qe ne vitin 2002 u mbyll perafersisht 2.1 % dhe qe do te ruhet ne kufijte 2 deri ne 4 % per 2003 dhe nje deficiti buxhetor qe eshte me i ulet se ne vitin 2002 ku rezultojne 7.5%, ne 2003 do te jete i kontrolluar ne nivelin 6.5% te prodhimit te pergjithshem ne vend.

Pjese e ketij programi ekonomik dhe financiar te shtetit dhe bashkepunimit te Qeverise me FMN eshte natyrshem dhe fillimi i zbatimit te buxhetit qe miratuam per vitin ne te cilin kemi hyre, bazuar ne strategjine kombetare per zhvillim ekonomik dhe social me programin ekonomik dhe buxhetor afatmesem. Prioritetet e aksionit qeverises te thellimit te reformave dhe te shendoshjes se administrates fiskale jane komponentet kryesore edhe te ketij dokumenti per te vazhduar luften kunder evazionit fiskal, korrupsionit, kontrabandes ne segmente te caktuara te administrimit public, sidomos ne dogana dhe tatime, duke mbetur keshtu ne qender te vemendjes dhe prioritete te veprimit te Qeverise sone.

Nje vemendje te posacme gjate vitit 2003 do te vazhdohet t'i kushtohet konsolidimit te progresit te arritjeve dhe te trysnise per me shume rezultate ne administrimin e te ardhurave fiskale te cilat, per vitin 2002 arriten treguesin rekord per 12 vitet e trazicionit, ne me shume se 100 miliard leke dhe per vitin 2003 synohet objektiva 15 % ose respektivisht perballe sasise qe une permenda rreth 15 miliard leke me shume do t'i sjelle struktura dhe administrimi publik fiskal ekonomise dhe shoqerise shqiptare ne forme mbeshtetje per zhvillim.

Gjithashtu, Qeveria do te vazhdoje te mbetet po kaq e angazhuar per te ndertuar, per te mbyllur ciklin e reformave, nje ekonomi tregu funksionale e te integruar. Kjo presupozon vazhdimin e aksionit tone agresiv reformator dhe ekzekutiv ne fushen e trasformimit strukturor te ekonomise dhe vecanerisht tregut financiar edhe me pergatitjen e realizimin e privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe te Institutit te Sigurimeve si dhe te nderrmarrjeve te tjera publike te rendesishme si ABLTELEKOMI apo ARMO.

Prioritet i rendesishem i vitit 2003 mbetet ristrukturimi i sektorit te energjise dhe i furnizimit me uje te pijshem duke nisur me nje vendimarrje te rendesishme te Qeverise, ne mbledhjen e kesaj jave, qe permban nje pakete reformash te tregut energjetik, duke synuar sidomos harmonizimin e tarifave per keto dy mallra dhe sherbime te rendesishme ne starndartet, pra me perafrimin progresist te standarteve te tregut rajonal dhe europian, sepse mallra dhe sherbime te tilla natyrshem ka kohe qe nuk trajtohen me nga mentaliteti i integrimit te Shqiperise ne tregjet globale dhe BE si dhurate e perendise. Prandaj hapat synojne harmonizimin e cmimeve te ketyre mallrave me kerkesen dhe oferten reale te tregut. Ne besojme plotesisht se nenshkrimi i Memorandumit te Politikave Ekonomike dhe Financiare me angazhimet e Qeverise Shqiptare per vazhdimin e bashkepunimit te frytshem midis institucioneve financiare nderkombetare, konsolidon garanci per realizimin e objektivave tona poltike dhe qeverisese.

Ne kete proces do te vazhdojme konsultimin me partneret tane te zhvillimit dhe shfrytezoj kete rast per te pershendetur, ne menyre te vecante FMN me perfaqsuesin e tij shume te vemendshem, vazhdimin e reformave dhe arritjen e objektivave te zhvillimit te vendit z. Holters ne Shqiperi duke ritheksuar angazhimin tone per forcimin e bashkepunimit dhe shtimin e rezultateve prej tij, ne permbushjen e masave te tjera prioritare qe Qeveria dhe Banka e Shqiperise do te vazhdoje te ndermarrin gjate vitit 2003 ne realizim te prioriteve dhe integrim te vendit tone ne BE, tregjet rajonale dhe globale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›