E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat dhe universitetet, përgatitjet e fundit për nisjen e mësimit

Me afrimin e fillimit të vitit te ri shkollor në të gjithë vendin, shkollat e të gjitha cikleve dhe universitetet, kanë filluar përgatitjen për pritjen e nxënësve dhe të studentëve. Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan thotë për TV Klan se synimi kryesor i këtij institucioni për këtë vit, mbetet arritja e standarteve evropiane dhe përshtatja me tregun e punës.
Ndërkohë fillimi i vitit të ri shkollor nuk mund të ndahet dhe nga shpërndarja e librave. Në Fier shpërndarja e tyre ka filluar prej më shumë se 10 ditësh ku për shërbimet janë ngarkuar 4 distributorë të librave dhe teksteve mësimore.
Xhevahir Kajusha, Inspektor
“Lidhur me infrastrukturën nga Inspektoriati i Arsimit janë marrë të gjitha masat që brenda datës 14 shtator viti i ri shkollor të nisë dhe në fshatrat e thella ku ka pasur problem lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore dhe rikonstruksionit të godinave.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›