E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite zv/ministri i Punëve të Jashtme, zoti Luan Hajdaraga, dha një konferencë shtypi rreth zhvillimeve më të fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, në Kapshticë dhe Kakavijë.

Sot pasdite zv/ministri i Punëve të Jashtme, zoti Luan Hajdaraga, dha një konferencë shtypi rreth zhvillimeve më të fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, në Kapshticë dhe Kakavijë. Ai deklaroi:

Ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, ne Kapshtice dhe Kakavije qe prej disa ditesh eshte grumbulluar nje fluks i madhe emigrantesh shqiptare te cilet duan te kthehen ne Greqi pas pushimeve ne Shqiperi.

Nga informacionet e deritanishme ne keto pika te kalimit te kufirit, pala greke nuk ka marre masat e duhura per te kapercyer kete gjendje jo normale. Konstatojme se ka ngadalesi ne veprimet proceduriale dhe personel te kufizuar nga pala greke ne keto pika te kalimit te kufirit, ku po veprohet si ne dite te zakonshme.

Sipas informacioneve qe disponon Ministria e Puneve te Jashtme, qytetaret shqiptare qe presin te kalojne doganen greke kane ardhur ne Shqiperi per pushime, ne baze te dokumenteve legale te leshuara nga autoritete greke.

MPJ ka marre te gjitha kontaktet e nevojshme me autoritetetet greke per te zhbllokuar gjendjen ne pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes, duke kontaktuar me te ngarkuarin me pune te ambasades greke ne Tirane.

Nderkohe ambasadori shqiptar ne Athine, z. Kastriot Robo, ka kontaktuar me autoritetetet greke dhe u ka kerkuar atyre pershpejtimin e veprimeve dhe per te lehtesuar gjendjen e njerezve qe presin prej dy ditesh ne keto pika te kalimit te kufirit.

MPJ ka ngarkuar konsullin shqiptar ne Selanik, z. Niko Dhamo qe te qendroje ne piken doganore te Kapshtices, ne te dy anet e kufirit per te kontaktuar me autoritete greke, per te lehtesuar gjendjen dhe per te qene ne korent te situates atje.

Nderkohe MPJ eshte ne lidhje te vazhdueshme me Ministrine e Rendit te Shqiperise per te qene ne korent per cdo zhvillim ne keto pika kufitare.

MPJ u ka kerkuar autoriteteve greke qe te marrin te gjitha masat e duhura per te pershpejtuar procedurat dhe normalizuar sa me pare kalimin e kufirit nga ana e qytetareve shqiptare te pajisura me dokumentet perkatese nga vete autoritetet greke.

Në këto momente zv/Kryministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, zoti Ilir Meta, pritet të kontaktojë me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë për këtë çështje.

MPJ shpreh besimin se autoritetet greke do te marin te gjitha masat e duhura per kapercimin e gjendjes. Ne pritje te veprimeve nga pala greke autoritetet shqiptare po marrin masat e duhura per te lehtesuar gjendjen e emigranteve qe ndodhen ne pritje te kalimit te kufirit qe prej dy ditesh ne keto pika kufitare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›