E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 15 Gusht 2002 Kryeministri z. Fatos Nano ka zhvilluar dje ne mbremje nje bisede telefonike te gjate dhe miqesore me zotin Ali Ahmeti, kryetar i Partise "Bashkimi Demokratik per Integrim â

Tirane 15 Gusht 2002 Kryeministri z. Fatos Nano ka zhvilluar dje ne mbremje nje bisede telefonike te gjate dhe miqesore me zotin Ali Ahmeti, kryetar i Partise "Bashkimi Demokratik per Integrim " ne Maqedoni.
Kryeministri Nano shprehu vleresimin e tij mbeshtetes ne lidhje me pjesemarrjen e zotit Ahmeti ne jeten politike dhe publike te Maqedonise si e vetmja rruge legale dhe demokratike qe se bashku me partite e tjera shqiptare te realizojne pikesynimet per nje Maqedoni civile te standarteve europianoperendimore, ku asnjera pale apo kombesi nuk do te ndjehet e huaj apo e margjinalizuar.
Zoti Ahmeti nga ana e tij rikonfirmoi angazhimin per te respektuar principet demokratike dhe kushtetuese si e vetmja rruge qe shmang ekseset dhe veprimet e pakontrolluara te cilat, ndryshe nga iluzioni qe krijohet, nuk bejne gje tjeter vecse pengojne proceset integruese euroatlantike te shqiptareve.
Kryeministri Nano pershendeti gjithashtu angazhimin e z. Ahmeti, krahas faktoreve politike shqiptare, vecanerisht persa i perket zbatimit te marreveshjes se Ohrit ne pervjetorin e pare te saj.
Kryeministri Nano u shpreh se duhet punuar nga te gjitha partite shqiptare qe asnje vote e tyre ne Maqedoni te mos humbase perfaqesimin e deputeteve shqiptare, sikunder nuk duhet bere opozite me njeri-tjetrin, por te bashkepunohet me ate formacion progresist maqedonas te cilin do ta mbeshtese elektorati. "Per kete arsye –eshte shprehur Kryeministri- lipset krijimi i koalicionit te te urteve, qofshin keta shqiptare apo maqedonas, koalicion i cili do te ndeshkoje elektoralisht te ashtuquajturit skiftere, pavaresisht te c'krahu jane".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›