E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano gjate ketyre diteve ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt dhe ka ndjekur nga afer lëvizjet dhe rezultatet e aksionit antitrafik qe po zhvillohet pergjate gjithe vijes bregdetre

Kryeministri Nano gjate ketyre diteve ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt dhe ka ndjekur nga afer lëvizjet dhe rezultatet e aksionit antitrafik qe po zhvillohet pergjate gjithe vijes bregdetre te Vlorës. Po ashtu Ministri i Rendit Publik, Luan Rama ka drejtuar dhe ndjekur nga afer operacionin.
Qellimi ketij operacioni eshte lufta ndaj trafiqeve te paligjeshme deri ne eleminimin e plote. Rezultatet e ketij operacioni jane te dukshem. Ai ndiqet nga toka, nga deti dhe nga ajri. Gjate aksionit antritrafik janë sekuestruar dy skafe te permasave te medha dhe janë kapur tre skafistë. Nga policia tatimore jane bllokuar dy punishte ku riparohen skafet dhe janë mbyllur pikat e karburantit nga Vlora në Sarandë ku furnizohen skafet e gomonet qe kryejne trafiqe te ndaluara.

Operacioni do të vazhdojë me intensitet edhe në ditët në vijim. Për këtë janë angazhuar edhe mjete dhe forca detare policore të dy vendeve fqinj, Italisë dhe Greqisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›