E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, zotit Ilir Meta u mblodh Këshilli Drejtues i Fondit të Zhvillimit Shqiptar. Fondi i Zhvillimit Shqiptar është një institucion me objektiv zhvillimin e z

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, zotit Ilir Meta u mblodh Këshilli Drejtues i Fondit të Zhvillimit Shqiptar.
Fondi i Zhvillimit Shqiptar është një institucion me objektiv zhvillimin e zonave rurale dhe urbane të vendit, nëpërmjet rehabilitimit të infrastrukturës lokale, mbështetjes të aktiviteteve ekonomike të sektorit privat e krijimit të mundësive për punësim të banorëve në zonat ku Fondi ndërhyn me investime. Gjithashtu Fondi kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve të komuniteteve lokale në kuadrin e decentralizimit te pushtetit vendor.
Në këtë takim, zoti Meta, theksoi rëndësinë e aktivitetit që kryen Fondi i Zhvillimit Shqiptar, i parë ky edhe në kuadrin e përgjegjësive e përparësive të programit të qeverisë së re. Zëvendëskryeministri kërkoi një koordinim më të mirë të punës dhe të fondeve te FZHSH - së me organet e qeverisjes vendore dhe me institucionet e tjera të angazhuara në investime të infrastrukturës së vogël rurale dhe social - ekonomike. Kjo me qëllim që të eliminohet mbivendosja e fondeve për të njejtat objekte, por edhe për të patur një shperndarje më të mirë gjeografike të investimeve të FZHSH në të gjithë rajonet e vendit. Gjithashtu ai kerkoi më shumë impenjim nga organet e qeverisjes vendore për sigurimin e fondeve për administrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve te ndërtuara nga FZHSH - ja dhe te marra ne dorëzim nga ata.
Nga FZHSH – ja, zoti Meta kërkoi më shumë transparence dhe bashkëpunim më të mire me organet e qeverisjes vendore, në përcaktimin e objekteve që Fondi financon. Nisur nga rezultatet e 6 mujorit ai kërkoi një ritëm më të lartë për përfundimin në kohe të objekteve në process.
Edhe ministrat që morën pjesë në takim ngritën edhe një herë problemin e koordiminit me efikas mes institucioneve të përfshira, si dhe ranë dakort të merren masa të mëtejshme për rritjen e efektivitetit të investimeve.
Në takim u trajtuan edhe problemet me donatorë të ndryshëm dhe u kërkua angazhim më i madh në drejtim të lëvrimit të fondeve dhe të bërjes efektive të marrëveshjeve të financimit, duke lënë detyra konkrete per Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›