Lushnjë, arrest me burg për përdhunuesin e 9-vjeçares

Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg përdhunuesin e vajzës 9-vjeçare. Fatbardh Hoxha ka marrë masën "arrest me burg" me akuzën e përdhunimit të vajzës 9-vjeçare ditë më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë të Lushnjes ku 19-vjeçari Fatbardh Hoxha pasi ka gënjyer 9-vjeçaren e cila kishte dalë për të blerë bukë, e përdhunoi për disa orë në pyllin e Ardenicës.
Vajza e vogël jetonte me gjyshërit, pasi prindërit e saj punonin në Greqi, për të siguruar të ardhura.
Vajza 9 vjeçare u gjet në vendngjarje e shokuar nga dhunimi që përjetoi, dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin e Lushnjës, më pas ajo u dërgua në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.