E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pervjetori i Lumturimit te Nene Terezes

Sot shënohen tetë vjet nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobël për Paqen.

Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua me 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, ndërkohë që pritet Shenjtërimi i saj nga Kisha Katolike nga indianët, shqiptarët dhe të gjithë ata që admirojnë misionin e saj bamirës.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, ajo deklaroi: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Nënë Tereza u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës. Gonce Bojaxhi, ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën.

Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. 19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›