E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Bulqizë, sot asnjë minator nuk del në punë

BULQIZË- Pas shpërthimit të djeshëm në nivelin 16 të minerës të Bulqizës, ku 1 minator vdiq dhe 8 te tjerë u plagosën, minatorët mëngjesin e sotëm morën vendimin që të pezullojnë punën.

Mintorët e Bulqizës morën këtë vendim pas ngjarjes së djeshme.

Dje një shpërthim i fuqishëm në një pus të minierës së Bulqizës tronditi qytezën e vogeël të kromit në veri të vendit. Disa minatorë kishin hyrë në nivelin e 16 të minierës për të matur gazin, kur ndodhi shperthimi.

8 minatorë që punonin një nivel më poshtë, në të 17-in u nxorrën të plagosur fillimisht. Gjendja tepër e rëndë e 3 prej tyre solli nevojën për transportim me helikopterë drejt Tiranës.

Gjatë orëve në vijom u mësua se usi administrohej nga firma ACR, ndaj së cilës minatorët prej 3 muajsh vijojnë greva e protesta me qëllim përmirësimin e pagave dhe kushteve në punë. R

Inpektorët e Inpektim Shpërtim Minerave pohonin se minatorët kanë qenë duke punuar në një tubacion pët të cilin nuk ishin të specializuar pasi ato i përkisnin vetëm sektorit të grumbullimit.

Minatorët nuk kanë qenë duke punuar në minierë ishte përfundimi i mbledhjes së Task Forcës për shpërthimin nga i cili humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 te tjerë. Ndërkohë që Task Forca ka kërkuar të verifikohet leja e ACR për ndërhyrjen ne minierë.

ACR shprehu keqardhje për ngjarjen e ndodhur dhe shprehur ngushëllimet për minatorin e vdekur Naim Shyti dhe deklaroi se do kujdeset  për të plagosurit.

Në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ministri i METE Nasip Naco ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur pas vendimit të institucionit që ai drejton për pezullimin e punës në minerë, ndërkohë ka theksuar se do verifikohet për shkelje të këtij vendimi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›