E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pritet rezultati i referendumit irlandez

Ka nisur në Irlandë numërimi i votave, pasi një ditë më parë, vendi vendosi nëse do të ratifikonte apo jo paktin fiskal të BE-së. Traktati vendos kufizime për defiçitet buxhetore të vendeve. Një refuzim i mundshëm do ta përjashtonte Irlandën nga financimet emergjente të BE-së kur të skadojë pakoja e shpëtimit në vitin 2013. Pjesëmarrja mendohet të ketë qenë e ulët, në një kohë që rezultatet priten në orët e mbrëmjes. Siç bën të ditur Associated Press, në Dublin pjesëmarrja ka qenë 38 për qind. Irlanda është vendi i vetëm në BE që po vendos me referendum, por deri tani vetëm 12 vende të Unionit e kanë ratifikuar traktatin, ndaj një 'jo' nuk do ta bllokonte. Vendvotimet u mbyllën mbrëmjen e së enjtes ndërsa është regjistruar një pjesëmarrje e dobët.

Pakti, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e BE-së me përjashtim të Republikës Çeke dhe Britania e Madhe, lejon shtetet anëtare të BE të koordinojnë politikat e tyre buxhetore dhe të vendosin dënime për shkelësit e rregullave. nVitin e kaluar, deficiti i Irlandës arriti në 13.1%. 3.1 milionë votuesit kanë refuzuar dy herë traktatin e Bashkimit Europian në referendumet në vitin 2001 dhe 2008 - edhe pse u përmbysen në votimet e mëvonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›