1 Qershori politikanet urojne femijet shqiptare
Për t’i dhënë gëzim dhe ngjyra plot jetë ditës së tyre, institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror organizuan një sërë aktivitetesh të larmishme përgjatë bulevardit kryesor.
Kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku I tiranës Lulzim Basha të shoqëruar nga bashkëshortet u bënë pjesë e kësaj dite duke nënvizuar rëndësinë që duhet t'u kushtojmë këtyre krijesave të pafajshme jo në një ditë të vetme.
“Në këtë ditë, duhet të urojmë çdo fëmijë shqiptar së pari, duhet të përqafojmë çdo vajzë e djalë, çdo fëmijë të këtij vendi dhe të urojmë që gëzimi që ai ndjen sot në zemrën e tij, të jetë një gëzim që do ta shoqërojë gjithë jetën”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke uruar më të mirën për gjithë fëmijët shqiptarë, kudo që ata janë, Kryeministri shprehu bindjen se ëndrrat më të bukura të tyre, ata do t’i bëjnë realitet. “Uroj prindërit që të lumturohen duke jetuar në Shqipërinë që do të ndërtojnë fëmijët e tyre. Ishte një ditë në të cilën unë pashë fëmijën më të bukur, më të gëzuar, më të qeshur se kurrë në jetën time. Vështroni në sytë e tyre, aty lexohet një gëzim që gufon nga shpirti, lexohet një pastërti idilike, lexohet një dashuri e pastër, lexohet e ardhmja e tyre e ndritur që ata meritojnë”, vijoi Kryeministri.
Gjithashtu, Kryeministri bëri një urim edhe për gjithë edukatorët e mësuesit e fëmijëve, të cilët ndajnë këtë ditë së bashku me ta, ashtu sikurse bëjnë gjithë familjet shqiptare në ditën e 1 Qershorit, ditën e fëmijëve të tyre.
Më pas, Kryeministri ndoqi koncertin përmbyllës, në sheshin para hyrjes në Pallatin e Kongreseve, ku performonin fëmijë nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit, në këngë, valle, interpretime me tematikë botën fëminore, shkollën, edukimin, zbavitjen e argëtimin.
Topalli uron fëmijët për 1 Qershorin
Tiranë, festime dhe aktivitete të shumta në ditën e fëmijëve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli sot urimet më të mira për të gjithë fëmijët, nxënësit, prindërit e mësuesit me rastin e 1 Qershorit.
Fëmijë dhe nxënës të shkollave të ndryshme 9-vjeçare festuan 1 Qershorin duke performuar në disa minikoncerte numra të ndryshme artistike këngësh e vallesh përpara Kryesisë së Kuvendit.
Atmosferës festive të fëmijëve i’u bashkua edhe Kryetarja Jozefina Topalli, e cila doli nga zyra e saj për t’i përshëndetur duke shprehur urimet e përzemërta për ta.
“Gëzimi juaj është motivi i jetës së prindërve tuaj dhe i shoqërisë sonë. Unë jam ebindur se po t’i bëjmë fëmijët të lumtur ne kemi kontribuuar për të bërë një shoqëri më të mirë. Falenderoj mësuesit dhe prindërit tuaj për këto fëmijë të mrekullueshëm që ju jeni dhe me zemër ju uroj shumë dashuri dhe sukseset më të mira në familje, në jetë dhe kudo” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Fëmijët të emocionuar bënë edhe fotografi me Kryetaren e Kuvendit.
Rama uron fëmijët për 1 Qershorin
Kryetari Rama ka qenë mes fëmijëve të njësisë 8 në këtë ditë të festës së tyre. Një festë fëminore dhe shumë dhurata, që u shpërndanë nga Edi Rama, i cili nga ana e tij u ndje i afërt dhe u rrethua nga sinqeriteti i vogëlushëve.
Kryetari Rama në këtë 1 qershor ka ripërsëritur angazhimin e PS për të bërë të mundur që të ulet numri i fëmijëve të varfër apo atyre që nuk marrin arsimin dhe edukimin bazë për shkak të pamundësisë së prindërve për të blerë librat.
Mes fëmijëve Rama u shpreh:
“Dëshiroj që t’i uroj Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Njëkohësisht t’u them të gjithë prindërve se ne jemi shumë të angazhuar që të bëjmë gjithçka është e mundur dhe më të mirën do të bëjmë që çdo 1 qershor që vjen të ketë gjithmonë e më pak fëmijë të varfër; Të ketë gjithmonë e më pak fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë për shkak se prindërit varfëria i pengon t’ju blejë librat; Të ketë gjithmonë e më pak fëmijë që mbeten analfabetë; Të ketë gjithmonë e më pak fëmijë që të ardhmen e tyre nuk e kanë të sigurt në vendlindjen e tyre.
Gëzuar edhe njëherë 1 qershorin!”