Raport per monitorimin e te drejtave te femijeve

Agjensia shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka publikuar raportin vjetor të monitorimit të zbatimit të ligjit për të drejtave të fëmijëve. I pranishëm në këtë takim ambasadori i BE-së Etore Sequi u shpreh se të drejtat e fëmijëve janë prioritet për integrimin europian ndaj edhe BE i kushton rëndësi mbrojtjes së këtyre të drejtave.
“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është e rëndësishme për BE-në. Edhe në Europë situata e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve nuk është e kënaqshme pasi 90% e fëmijëve rrezikojnë varfërinë ndaj është e rëndësishme që edhe në Shqipëri të implementohet dhe zbatohet legjislacioni i plotë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ky është edhe një nga prioritet që Shqipëria duhet të plotësojë për t’u integruar në BE. Bashkimi Europian është këtu për të ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e institucioneve në implementimin e ligjit. E rëndësishme është që asnjë qytetar, familjar i afërm të mos qëndrojë indiferent ndaj rasteve kur fëmijët dhunohen, abuzohen, keqtrajtohen,diskriminohen e tjerë”- deklaroi Sekui.
Ndërkohë Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera u shpreh se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është prioritet për qeverinë shqiptare.
Sipas raportit të UNICEF vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është ulur nga 36 për 1000 lindje gjallë në16 dhe vdekshmëria nën 5 vjeç është ulur nga 40/1000 lindje gjallë në 14. Në raport thuhet se gjatë vitit 2011, i është kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastruktuës në maternitete, nëpërmjet pajisjes së tyre me sete aparaturash mjekësore bashkëkohore. Nga të dhënat rezulton se për periudhën 2011-2012, janë trajtuar gjithsej 953 fëmijë, nga këto 152 raste kanë qënë fëmijë të rinj të identifikuar dhe 142 raste janë mbyllur duke u konsideruar jo në rrezik.