E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot provimi i Matematikës, rihartohet testi

Sot ne provimin e matematikes do te testohen rreth 60 mije nxënës te 9-Vjecareve në të gjithë vendin. Pas skandalit se testi mund te jete shitur Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve të Nxenesve rihartoi nga e para testin. 

TIRANE-Sot në të gjitha shkollat 9-Vjecare ka nisur testi në lënden e matematikes. Pas skandalit të publikuar një dite me pare se testi mund te jete shitur Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve të Nxenesve vendosi hartimin nga e para te testit. Kreu i kesaj agjencie, Alfons Harizaj pranoi nje dite me pare faktin se teza mund te jete shitur pasi sipas tij teza e zbuluar ne treg kishte ngjashmeri te madhe me tezen e provimit dhe mund te jete hartuar nga personat qe kane patur dijeni per pyetjet qe jane perzgjedhur ne provimin e matematikes. Drejtues te Agjencise se Vleresimit te Provimeve garantojne se do t’i shkohet deri ne fund dhe do te merren te gjitha masat per zbulimin e personit qe ka shitur tezen.
Nderkohe sot ne provimin e matematikes do te testohen rreth 60 mije nxënës në të gjithë vendin kurse gjate gjithe nates se djeshme eshte hartuar edhe teza e re e provimit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›