E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Vendorë, mos ndryshoni Qëndrat e Votimit

Ne një deklaratë të kreut të KQZ-se, Arben Ristani sot u ribehet apel pushtetareve vendorë të mos ndryshojnë venddodhjen e qendrave te votimit. "Cdo ndryshim i mundshem i tyre, anomali diten e zgjedhjeve" 

TIRANE-Per te dyten dite rradhazi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i bëri apel pushtetit vendor të mos ndryshojë qëndrat e votimit. Në një deklaratë të kreut të KQZ-se, Arben Ristani sot u behet apel pushtetareve vendorë të mos ndryshojnë venddodhjen e qendrave te votimit pasi cdo ndryshim i mundshem i tyre mund te shkaktoje anomali vecanerisht diten e zgjedhjeve. Ky eshte reagimi i dyte i KQZ e cila shprehet e shqetesuar mbi papergjegjshmerine dhe neglizhencen totale qe nje pjese e madhe e drejtuesve vendore kane krijuar lidhur me ceshtjen e percaktimit te sakte te qendrave te votimit. Aktualisht numerohen 44 QëndraVvotimi ne gjithe vendin, te cilat kane ndryshuar ne raport me parashikimet e kryera nga drejtues te KQZ.
“Me gjithë thirrjet e njëpasnjëshme dhe masat administrative të herëpashershme që ne kemi marrë ndaj tyre, ky problem ka vazhduar dhe po kthehet në një gangrenë të vërtetë dhe rrezikon në këto moment të shkaktojë një kolaps të vërtetë sa i takon ditës së zgjedhjeve”, -shprehet KQZ. Sipas tij, shumë nga drejtuesit vendorë, kundër të gjithë detyrimeve të Kodit Zgjedhor, kanë ndërmarrë hapa për të ndryshuar vendndodhjen e QV-ve, por ajo që përbën shqetësimin më të madh është bashkimi i disa QV-ve ose ndarja e tyre. KQZ pohon se një problematikë e tillë rrezikon që votues të ndryshëm të shkojnë në QV inekzistente. “Pas përcaktimit të QV-ve nga ana jonë dhe detyrimit të tyre për të ndjekur këto vendime, mjaft drejtues vendorë kanë bashkuar apo ndarë Qendra Votimi, duke rrezikuar krijimin e një kolapsi të vërtetë në ditën e votimit”, u shpeh sot sërish KQZ.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›