E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot publikimi i deklaratave

Pasurite e politikaneve

Sot ILDKP do te beje publike deklaratat e pasurive te te gjithe zyrtareve te cilet kane detyrimin ligjor per tiu nenshtruar kesaj procedure. Sipas ligjeve ne fuqi keto deklarata qe pasqyrojne levizjet pasurore te vitit 2010 do te behen publike per median dhe ne kete kuader per te gjithe publikun e interesuar. Mesohet se interesi me i madh do te jete per ndryshimet ne pasurine e Lulzim Bashes nisur nga fakti se me marrjen e mandatit te Tiranes ka qene nje nga figurat me te spikatura politike ne vend ne muajt e fundit. Po keshtu interesante do te jete edhe publikimi per here te pare i pasurise se bashkeshortes se Edi Rames Lindita Rama e cila per vitin 2010 i eshte nenshtruar deklarimit te pasurise se saj per shkak te marteses me kreun e opozites shqiptare. Nje interes te vecante pritet te kete edhe zbardhja e aksioneve financiare te kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta nisur nga fakti se ish-zevendeskryeministri ka qene disa here i perfolur ne media per shuma te medha te ardhurash qe disponon. Po keshtu interes ka kjo edhe pasi nje nga elementet kryesore te krizes se tanishme dhe te tensioneve qe shoqeruan fillimvitin 2011 ishte videoregjistrimi i Ilir Metes shfaqur ne media dhe qe provokoi nje seri ngjarjesh percaktuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›