E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot rrotacioni ne Presidence

Sot në orën 18:30, presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani do të kryejë betimin në Kuvend e më pas do të niset drejt Presidencës për të zëvendësuar presidentin në largim, Bamir Topi.

Mësohet se pas betimit, zoti Nishani do të mbajë një fjalim të shkurtër para deputëtëve, trupës diplomatike dhe drejtuesve të klerit fetar që pritet të jetë në sallën e Kuvendit.

Zoti Nishani u zgjodh President me 73 votat e mazhorancës në raundin e katërt të votimit në Kuvend për presidentin e ri të vendit. Mazhoranca dhe opozita dështuan në gjetjen e një emri konsensual, edhe pse dy krerët kryesorë të tyre, kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama zhvilluan dy takime.

Ndërkohë, për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë orëve të ceremonisë së betimit dhe marrjes së mandatit të Presidentit të Republikës nga Bujar Nishani, Policia e Tiranës njoftoi kufizimet e qarkullimit dhe parkimit në kryeqytet.

Nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orë 22:00 ndalohet parkimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa nga ora 17:00 deri në 22:00, në këtë bulevard do të ndalohet edhe qarkullimi. Parkimi i automjeteve ndalohet edhe në një segment të rrugës Abdyl Frashëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›