Korce zhduken edhe veprat e Muzeut Etnografik
Pas skandalit të zhdukjes së pikturave nga fondi i galerisë së arteve të qytetit të Korçës,artistët korçarë kanë ngritur shqetësimin edhe për zhdukjen dhe keqmenaxhimin e fondit të Muzeut të Kulturës Popullore .Një numër i konsiderueshëm veprash, të punuara në qeramikë ,nga artistë të mirënjohur të qytetit,por edhe mjaft objekte etnografikë dhe kostume popullorë ,nuk dihet se ku kanë përfunduar pas mbylljes së muzeut. Sipas skulptorëve Vasillaq Kolevica dhe Llazi Tili,në fillim të viteve 90,fondi i muzeut të kulturës popullore është zhvendosur në ambjentet e Pallatit të Kulturës,pasi ndërtesa e cila ndodhej në një prej haneve të Pazarit të Korçës ,u është kthyer pronarëve. Por ,prej më shumë se 20 vitesh, artistët, të cilat kanë pasur në fondin e këtij muzeu dhjetra punime në qeramikë,nuk dinë asgjë për fatin e tyre,duke akuzuar drejtuesit e institucionit,ku u transferua fondi mjaft i pasur i këtij muzeu. Për më tepër, ata thonë ,se përveç veprave të tyre,j anë zhdukur edhe mjaft objekte etnografike dhe kostume popullore të kësaj zone.
Nga ana tjetër,drejtori i Pallatit të Kulturës,Vladimir Topi,ka sqaruar se pas mbylljes së muzeut të kulturës popullore,veprat dhe objektet e tij pas inventarizimit u magazinuan në ambjentet e këtij insitucioni, ku ruhen edhe sot. Sipas tij një pjesë e veprave prej qeramike të këtij fondi janë seleksionuar nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim nga kryebashkiaku i asaj kohe.
E gjithë trashëgimia etnografike dhe jo vetëm e muzeut të kulturës popullore është katandisur në një grumbull hedhurinash që janë vendosur në një dhomë jo më shumë se 4 metër katrorë të pallatit të kulturës të mbuluara nga pluhuri dhe të dëmtuara nga myku dhe lagështira.