Ekspertet vjeneze per shpaten e Skenderbeut
Një delegacion nga muzeu i armëve në Vjenë ka mbërritur në Tiranë në Muzeun Historik kombëtarë , për të parë nga afër ambientet dhe kushtet e sigurisë ku do të ekspozohen shpata dhe përkrenarja origjinale e heroit tonë kombëtarë Skëndërbeut. Pas vëzhgimit të ambienteve kreu i këtij delegacioni konfirmoi edhe një herë faktin e sjelljës të relikeve të çmuara në Shqipëri për ekspozim.
“Patëm kënaqësinë të bisedonim drejtperdrejtë me drejtorin e muzeut historik kombëtar Luan Malltezi dhe një ekip specialistësh ku diskutuam rreth kushteve të sigurisë të ekspozimit klimës si dhe ambientet e ekspozimit të këtyre objekteve të veçanta. Ne do bëjmë të pamundurën që kjo ekspozitë të jetë e suksesshme. Si prezantimi i shpatës dhe përkrenarës të jetë dinjitozë për publikun shqiptar në pavionin më të mirë të këtij muzeu”- u shpreh Christian Beaufort.
Drejtori Luan Malltezi menjëherë pas takimit mes specialistëve shqiptarë dhe austriakë tha se objektet do të ekspozohen për një muaj dhe ne do të zbatojmë të gjithë kushtet e kërkuara nga muzeu i Vjenës.
Shpata dhje përkranarjua origjinale do të vendosen në pavionin e mesjetës ku pasqyrohet edhe periudha e Skëndërbeut. Këto dy objekte te rëndësishme për historinë shqiptare vijnë për ekspozim për herë të parë në Shqipëri në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.