Një vit pa Winehouse

Pas spekulimeve disajavëshe për shkakun e vdekjes së këngëtares, që disa herë u përball me sëmundjet e shkaktuara nga vartësia ndaj drogës, u konstatua se organizmi i Winehouse nuk kishte mundur të përballojë rikthimin e konsumimit të alkoolit. Para vdekjes, kishte tre vjet që Winehouse ishte “pastruar” nga droga.
Pas vdekjes, babai i saj, Mich, inicioi fondacionin me emrin e saj për t’iu ndihmuar të varurve nga droga, dhe botoi librin “Amy: Vajza Ime”, ku përshkruan jetën me vajzën e tij të talentuar por problematike.
Në dhjetor të viti të kaluar është publikuar albumi post-mortem i saj "Lioness: Hidden Treasures".
Vdekja në moshën 27-vjeçare e Amy Winehouse bëri që ajo të bëhet pjesë e “Klubit 27”, që përbëhet nga muzicientë të njohur që vdiqën me 27 vjet, si Janis Joplin, Jim Morrison, Jimi Hendrix, etj.