E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot samiti BE-Rusi, Siria në rend dite

Shtetet e BE-së kërkojnë nga Rusia që të ushtrojë presion mbi aleatin e saj që të tërheqë armët nga qytetet dhe të implementojë plotësisht planin e paqes së Kofi Ananit.

Mes liderëve që do të marrin pjesë sot në samit, janë edhe Presidenti i BE-së, Herman van Rampuy, shefja e diplomacisë së BE-së, Katherinë Ashton, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Rusia dhe Kina po u rezistojnë thirrjeve të SHBA-ve dhe BE-së për të dënuar Presidentin Bashar Al-Asad dhe të kërkojnë largimin e tij.

Të dielën, Presideni Asad mohoi që forcat e tij kishin pasur gisht në masakrën e Hulas.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, Asad e quajti masakrën e Hulas, ku u vranë 108 persona, me të cilëve 49 fëmijë, si një krim të shëmtuar nga i cili edhe mostrat nuk do ta kryenin./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-04 08:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›