A do të zgjidhet të hënën Presidenti i ri?

Kjo është pyetja që qëndron pezull dhe pritet të marrë përgjigje në takimin e sotëm të paralajmëruar midis kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Takimi do të zhvillohet në selinë e Kuvendit rreth orës 20:30 minuta, kur mbrëmja të ketë trokitur. Jo zyrtarisht thuhet se palët do të mund të zgjedhin nesër Presidentin e ri, por ende nuk dihet konkretisht se kush do të jetë ai.
Ajo që dihet është se ndërkombëtarët kanë qenë aktiv edhe gjatë ditës së sotme, ku kreu i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, zhvilloi përreth 50 minuta një takim me kreun e PS-së, Rama në një nga baret pranë selisë rozë. Jashtë angazhimit nuk ka mbetur as ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili zhvilloi një takim me Ramën jashtë selisë së PS-së, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Në takimin e sotëm midis dy liderëve do të zhvillohen bisedime vetëm për Presidentin e ri dhe jo për çështjen e reformave, si ajo zgjedhore dhe ajo parlamentare, të cilat nuk janë mbyllur ende dhe se opozita ka kërkuar që t’i mbyll në bllok me zgjedhjen e Presidentit të ri. Deri më tani në garë për postin e kreut të Shtetet, mbetet Xhezair Zaganjori, i cili nuk gëzon mbështetjen e opozitës. Shtypi flet edhe për sërë emrash të tjerë, por ashtu sikurse ndodh zakonisht, “misteri” shuhet vetëm në momentin e fundit, ku liderët bien dakord.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri dhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano, pas qëndrimit të disa ditëve jashtë debatit, është rikthyer, duke paralajmëruan Ramën se do të krijonte një grupim të ri politik nëse nuk do ta kandidonte. Nëse ky grupim do të krijohet, atëherë Nano mund të marrë nga Partia Socialiste jo vetëm vota, por edhe ish-deputetë dhe zyrtarë me rëndësi në këtë forcë politike. /S.Ll/Start/
2012-06-03 16:49