Sot seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt
Ish-kryeministri i Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tij akuzohen për krime lufte
Vazhdon sot vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët akuzohen për krime lufte të kryera në Kosovë.
Sot mbrojtja thotë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohë për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë vendimin përfundimtar për këtë rast.
Seanca përmbyllëse ka filluar ditën e hënë, prokuroria kërkoi që Ramush Haradinaj të dënohet të paktën me 20 vjet burg, nën dyshimet për krime lufte. Të njëjtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.Fillimi i këtyre seancave vjen pas një pauze të shkurtër, ku Ramush Haradinajt u leju që të qëndronte të Kosovë, por pa pasur të drejtë të paraqitej në publik.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata e Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
...