E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet Trienal-ja e Arkitekturës në Tiranë

27-06-2012 / Gazeta 55

Për herë të parë Bashkia dhe Universiteti POLIS, një eveniment me impakt ndërkombëtar

Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe 5 Ambasada të BE-së në Tiranë konfirmojnë mbështetjen për këtë eveniment, i cili del përtej kufijve kombëtar dhe e hap Tiranën ndaj një debati ndërkombëtar mbi mënyrën e zhvillimit të qytetit. Katër kuratorë vendas dhe të huaj prezantuan komponentët kryesorë te Tirana Architecture Weeks: evenimentet e arkitekturës, evenimentet e dizajnit, evenimentet publike, dhe workshpet ndërkombëtare. TAW do të ketë 2 konferenca dhe konkurse ndërkombëtare, 10 ekspozita ndërkombëtare, 6 workshope ndërkombëtare, dhe mbi 10 evenimente publike, ku qytetet do të “provokohet” për të stimuluar komunikimin dhe bashkëpunimin midis komunitetit dhe autoriteteve vendore “Architecture Week” është një fenomen mbarë botëror dhe Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në Europë që nuk ishte përfshirë në këtë rrjet prestigjioz për arkitekturën dhe zhvillimin urban.
Kjo iniciativë e stafit të Universitetit POLIS është mbështetur fuqimisht nga kryebashkiaku Lulzim Basha, dhe që nga janari 2012 është punuar intensivisht për të organizuar një kalendar 2-mujor aktivitetesh me një meny shumë të pasur evenimentesh publike dhe profesionale në këtë fushë. Rektori i Universitetit POLIS, arkitekti Besnik Aliaj theksoi në ceremoninë e hapjes se “Javët e Arkitekturës së Tiranës” do të vendosin Tiranën në hartën kulturore Europiane dhe Botërore. Do të jenë 8-9 javë intensive të shkëmbimit ndërkombëtar të njohurive në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, komuniteteve dhe profesionistëve…
Organizatorët kanë besim se evenimenti jo vetëm që do të rrisë interesin mbi arkitekturën dhe qytetin, por do të pasurojë jetën kulturore dhe artistike të qytetit, si dhe turizmin kulturor.
Kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se ky eveniment del përtej kufijve kombëtar dhe e hap Tiranën ndaj një debati ndërkombëtar mbi mënyrën e zhvillimit të qytetit. Kjo pasuri arkitektësh dhe planifikuesish urban me reputacion botëror do të jetë një kontribut për zhvillimin e Tiranës. Ajo konfirmon edhe njëherë një model zhvillimi, i cili ndryshe nga deri tani fillon me planifikimin dhe vijon me një proces të strukturuar që shmang kaosin dhe abuzimin. Ka dhe zëra, tha ai, që thonë jo vetëm plane, por edhe vepra, por unë u them atyre që veprat e mira bëhen vetëm pas planeve të mira. Tirana Arkitecture Weeks është një thesar idesh që do të shfrytëzohet në sensin më të mirë për këtë qëllim publik…
Katër kuratorë vendas dhe të huaj prezantuan më pas komponentët kryesorë te Tirana Architecture Weeks: evenimentet e arkitekturës, evenimentet e dizajnit, evenimentet publike, dhe workshpet ndërkombëtare. TAW do të ketë 2 konferenca dhe konkurse ndërkombëtare, 10 ekspozita ndërkombëtare, 6 workshope ndërkombëtare, dhe mbi 10 evenimente publike, ku qyteti do të “provokohet” për të stimuluar komunikimin dhe bashkëpunimin midis komunitetit dhe autoriteteve vendore.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›