E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës vazhdon hipotekimin e apartamenteve, jepet leja për një sipërfaqe prej 100 mijë metër katrorë

26-06-2012 / Gazeta 55

Puna e nisur nga Bashkia e Tiranës për hipotekimin e apartamenteve po vijon me dhënien e lejes së përdorimit për një sipërfaqje prej rreth 100 mijë metër katrorë.
Drejtori i përgjithshëm i planifikimit dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë Tiranë Florian Pustina bën të ditur se përfitojnë mbi 2000 qytetarë.
Sipas tij, gjithsej 1800 apartamente pajisen me hipotekë duke bërë përfitues mbi 7000 qytetarë të Tiranës. Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat edhe për 20 subjekte dhe është në pritje të plotësimit të dokumenteve nga ndërtuesit.
Procesi i hipotekimit të apartamenteve ishte një premtim i kryebashkiakut Basha sipas të cilit të gjithë banorët do të pajisen me hipotekat e munguara brenda një kohe të shkurtër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›