Sot sfida Tirana-Stabaek, blutë optimistë

Tirana do të zbresë në fushë sot në mbrëmje në Norvegji ku do të përballet me kampionen e këtij vendi. Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe bardheblutë do të tentojnë të bëjnë surprizën. Te kampionët mbizotëron optimizmi se ata janë në gjendje ta kalojnë këtë tur. Për sa i përket formacionit Tiranës do t'i mungojë kapiteni Muka dhe Gjergji Muzaka. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 dhe kompanitë e basteve favorizojnë Stadaekun.