Kukës, makina përplas traktorin, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qarkun e Kukësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit ku viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Besnik Duraku.
Sipas informacioneve Besnik Duraku ka qënë duke udhëtuar me traktor në momentin kur është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga shtetasi nga Kosova Agron Namani.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.