E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shënohet përvjetori i 544-rt i vdekjes së Skënderbeut

Sot shënohet përvjetori i 544 i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ditën e sotme pritet të ketë aktivitete në qytetin e Krujës, por edhe në qytete të tjera për nder të heroit tonë kombëtar, ku nuk përjashtohen edhe homazhet në varrin e tij që ndodhet në qytetin e Lezhës.
 

Me këtë rast aleanca "Kuq e Zi" do të organizojë sot në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe sipas aleancës këtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastritotit Skënderbeut Flavio Misasi.
 

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit te tij kundër pushtuesit osman, i cili punoi edhe për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar .
 

E pikërisht me Kuvendin e Lezhës më Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar, as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të tij dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës.
 

Për shqiptarët emri i Skënderbeut ka qenë një burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t`u pasur në betejat e ndryshimeve për t`i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit.
 

Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›