E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, shi dhe shtrëngata shiu në të gjithë vendin

Reshje shiu dhe shtrëngata shiu do te perfshijne thuajse të gjithë territorin e vendit. Ky mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë për gjatë gjithë javës. Ditën e premte vendi ynë do vazhdojë të ndikohet nga fusha e presionit të ulët atmosferik 

TIRANË- Meteorologët parashikojnë për ditën e sotme, 5 mars 2009, shi dhe shtrëngata shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit. Ky mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë për gjatë gjithë javës. Sipas tyre, nesër vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Masat e ajrit vijnë relativisht të lagëta dhe të ngrohta. “Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime, reshje të dendura dhe shtrëngata shiu në të gjithë territorin”, bëri të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me shpejtësi 2-13 m/sek në drejtim të Jugperëndimit. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4-5 ballë.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

Tiranë 12 dhe 18

Shkodër 10 dhe 11

Durrës 12 dhe 14

Lezhë 11 dhe 13

Kuçovë 10 dhe 16

Gjirokastër 9 dhe 10

Peshkopi 5 dhe 8

Elbasan 10 dhe 14

Kukës 9 dhe 11

Korçë 5 dhe 9

Vlorë 11 dhe 17

Sarandë 11 dhe 16

Ditën e premte vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga fusha e presionit të ulët atmosferik. Moti do të vazhdojë të jetë me vranësira, reshje shiu dhe shtërngata shiu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›