Sot shpallet vendimi për ish presidentin izraelit

Gjykata në Tel Aviv sot pritet ta shpallë vendimin për ish presidentin e Izraelit, Moshe Katsav, i cili u shpall fajtor për dhunim.
Katsav mund të dënohet deri me 16 vjet burg.
Ai u dënua në dhjetor mbi bazë rë dy akuzave për dhunimin e një punonjëseje në vitin 1988 kur ishte ministër i turizmit.
Gjykata gjithashtu e shpalli fajtor ish presidentin për ngacmim seksual të dy grave që punonin për të kur Kacav ishte president i Izraelit në periudhën 2000-2007.