E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Marredheniet me Shqiperine te shkelqyera - ngerci spo u sherben interesave te vendit

21-10-2010 / Gazeta 55

Teksti i plote i Deklarates dhe i konferences per shtyp te Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Thomas Countryman dhene sot ne Tirane


Faleminderit qe jeni sot ketu. Jam shume i kenaqur qe jam perseri ne Shqiperi. Per here te pare kam qene ketu ne vitin 1999. Jam vecanerisht i gezuar qe teksa filloj perseri perfshirjen ne Europe dhe ne Ballkan vendi i pare ku ndaloj eshte Shqiperia. Prej ketu perpara se te kthehem ne Uashington do te vizitoj Malin e Zi Serbine Kosoven dhe Maqedonine. Nuk ka nevoje tju tregoj une juve perparimin e madh qe ka bere Shqiperia ne dhjete vitet e fundit si nga pikepamja e zhvillimit te saj te brendshem ekonomik dhe politik ashtu edhe nga pikepamja e rolit te rendesishem qe ajo luan ne rajon dhe si anetare e re e NATO-s.


Por ajo qe une duhet tju them eshte qe nuk e marrim si te qene. ShBA vleresojne dhe jane mirenjohese per miqesine dhe partneritetin tone me Shqiperine dhe popullin shqiptar. Si aleate te Shqiperise jemi mirenjohes per faktin qe Shqiperia po jep kontribute pozitive per sigurine e ketij rajoni dhe per ndertimin e marredhenieve pozitive me fqinjet e saj. vleresojme kontributin qe Shqiperia jep per Forcen Nderkombetare te Sigurise ne Afganistan te cilen nuk e ben si nder per ShBA por sepse Shqiperia i merr seriozisht detyrimet e saj si anetare e NATO-s dhe si anetare e bashkesise nderkombetare. Mirepresim faktin qe Shqiperia po ecen perpara ne menyre te qendrueshme nga pikepamja e ambicies se saj per tu bere anetare e Bashkimit Europian. ShBA. nuk jane pjese e procesit vendim-marres per BE-ne por populli i Shqiperise duhet te dije qe Sh.B.A. mbeshtesin te ardhmen e Shqiperise ne Bashkimin Europian.


Ketu do te doja te beja nje lidhje me viziten qe Sekretarja Klinton zhvilloi ne rajon javen e kaluar. Ajo ndaloi ne Sarajeve Beograd dhe Prishtine por vizita e saj nuk kishte te bente vetem me Bosnje-Hercegovinen me Serbine apo me Kosoven. Ishte nje mesazh per te gjitha shtetet e ketij rajoni. Ky mesazh ishte qe Shtetet e Bashkuara mbeten te perkushtuara me pranine tone dhe me ndihmen tone politike dhe ekonomike per rajonin per te ndihmuar te gjitha shtetet e ketij rajoni qe te arrijne synimet e tyre per begati me te madhe dhe integrim me te madh ne institucionet euro-atlantike.


Vertet pjesa me e madhe e ndihmes qe ne ofrojme teknike apo ekonomike qofte ne Bosnje ne Shqiperi ne Kosove apo tjeterkund ne rajon eshte e orientuar specifikisht per te ndihmuar ato vende te permbushin standardet per aderim ne Bashkimin Europian dhe ne NATO. Ketu ka nevoje te flasim mbi sfiden e perbashket me te cilen perballen te gjitha sebashku te gjitha shtetet e Ballkanit. Pengesa me e madhe per te arritur anetaresim ne BE apo NATO nuk eshte nje emer nuk eshte nje status nuk eshte nje kushtetute. Pengesa me e madhe eshte perkushtimi qe ka secili shtet ne rajon ndaj sundimit te ligjit luftes kunder korrupsioni luftes kunder krimit ne secilin prej vendeve. Eumlshte ky faktor dhe jo ndonje prej faktoreve te tjere politike qe do te percaktoje se cilat vende ne kete rajon do te behen anetare te suksesshme dhe te begata te Bashkimit Europian dhe NATO-s. Kjo eshte e vertete per secilin vend ne rajon jo vetem per Shqiperine.


Me lejoni tani ta sjell diskutimin perseri ne Shqiperi.


Mbetet nje perparesi e Shteteve te Bashkuara qe te ndihmojne zhvillimin e shtetit ligjor ne Shqiperi te ndihmojne ngritjen e institucioneve te qeverisjes dhe gjyqesorit qe te jene te pavarura dhe qe kane aftesine te luftojne krimin dhe te sigurojne nje qeverisje te paster ne te gjitha nivelet ne Shqiperi. Kjo eshte perparesia jone mesazhi yne dhe keshilla jone. Mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara eshte e rendesishme. Por edhe me te rendesishme jane vendimet e veshtira qe duhen marre nga qeveria shqiptare perfshi parlamentin e Shqiperise per te cuar perpara synimin e nje sektori gjyqesor qe eshte i afte te veje ne zbatim ne menyre te pavarur zbatimin e ligjit.


Nga perspektiva e ketij synimi ngerci aktual ne parlamentin shqiptar nuk i ben ndonje sherbim te mire interesave te mirefillta te popullit shqiptar. Me lejoni te jem shume i qarte Nuk kam ardhur ketu me ndonje plan te Shteteve te Bashkuara mbi menyren se si duhet zgjidhur ngerci. Nuk erdha ketu per ti rrahur shpatullat dikujt apo per te denuar ndonje pale ne kete mosmarreveshje politike. Eumlshte kerkesa e popullit shqiptar qe udheheqja e te gjitha partive te tregoje udheheqesine e nevojshme per te marre vendime te veshtira per te miratuar legjislacionin e nevojshem per te permiresuar sundimin e ligjit dhe per te siguruar qe zgjedhjet e ardhshme ne kete vend nuk do te behen me i njejti burim kundershtish qe jane bere ne te kaluaren. Kjo nuk eshte kerkese e ShBA por eshte ajo qe une e shoh si kerkese te popullit ketu. Kjo do te kerkoje shume krijueshmeri dhe elasticitet nga te dyja palet dhe po do te kerkoje edhe kompromis. E vetmja keshille qe mund te jap nga pervoja ime e gjate ne diplomaci eshte qe kompromisi duhet te shihet si force jo si dobesi kur nje kompromis i tille i sherben interesave te popullit.



Jam shume i lumtur qe jam ne Tirane perseri dhe do tu pergjigjem me kenaqesi pyetjeve tuaja.


Pyetje Ju thate se nuk erdhet ne Tirane me nje plan per te zgjidhur ngercin politik. Pavaresisht kesaj dje ju u takuat me dy aktoret kryesore. A vute re sinjale se palet do te gjejne kompromis duke patur parasysh se mosmarreveshjet kane ndikuar punen e parlamentit dhe ligje te tilla perfshire draft ligjin per Gjykaten Adminsitrative te mbeshtetur prej jush


Pyetje shume e mire. Bisedat e mia dje bashke me te Ngarkuaren me Pune Jones u mbajten vec e vec me kreret e partise qeverisese dhe kreun e opozites dhe une e vleresova mundesine per te degjuar ne detaje qendrimet parimore te te dyja paleve. Pika kryesore qe u mundova tiu percjell te dyja paleve njesoj eshte se pavaresisht nese i perqasesh ceshtjes si diplomat apo politikan vjen nje moment kur duhet te tejkalosh qendrimet parimore per zgjidhje praktike. Dhe kjo nuk eshte - sic themi ne anglisht nje loje nje me zero - kjo nuk eshte nje loje ku njeri fiton dhe tjetri humbet. Te tejkalosh pozicionet e tanishme pa e detyruar palen tjeter te heqe dore nga te gjitha pozicionet e saj eshte thelbi i politikes dhe diplomacise ne cdo demokraci parlamentare. Dhe jam i sigurt se te dy udheheqesit e kuptuan ate qe u thashe ata jane te dy udheheqes me pervoje. Besoj se te dy ata kane per zemer interesat me te mira te Shqiperise. Te dy ata kane treguar se jane miq te Shteteve te Bashkuara se jane partnere te Shteteve te Bashkuara dhe qe i marrin seriozisht pikepamjet tona. Keshtu per momentin do te jem optimist se do te kete perparim.



Pyetje A mund te jeni me specifik Cfare tjeter humbet Shqiperia nga kjo krize nje vjecare Ne kemi humbur dicka fondet per Gjykatat Adminsitrative.


Une nuk do te bej nje liste te detajuar te asaj cfare eshte humbur. Ne pergjithesi cdo gje e humbur perfaqeson nje mundesi. Ngritja e nje demokracie funksionuese te vertete kerkon nje rol aktiv jo vetem nga ekzekutivi por edhe nga legjislativi. Dhe ka shume hapa per te cilat nje legjislature aktive me mbeshtetjen e partive kryesore duhet te ishte duke punuar sot ne fushen e sundimit te ligjit. Populli i Shqiperise nuk ka nevoje per nje leksion nga nje amerikan se si funksionon demokracia por ata duan dhe ata presin nje parlament qe do te ndihmoje ne ngritjen e nje gjyqesori dhe prokurorie vertet te pavarur dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi si thelbesor per te ardhmen e demokracise.



Pyetje Sh.B.A. ngriti para disa kohesh ceshtjen e ligjit per sherbimin informative. Ish-ambasadori i Sh.B.A. dhe struktura te NATO-s kane diskutuar probleme. Sidoqofte duket se ligjit nuk do ti behen ndryshime dhe do te votohet ashty sic eshte. E ngritet ju kete ceshtje Pyetja e dyte Prej disa kohesh tashme ka pasur nje fushate akuzash korrupsioni ndermjet partive politike. Disa prej tyre po hetohen nga Prokuroria. A prisni ju qe te kete denime ekzemplare


Sic e thashe pergjigja per pyetjen e pare eshte po. Shfrytezova rastin per te perseritur pikepamjen e Sh.B.A. dhe vendeve te tjera anetare te NATO-s se cdo ndryshim ne sherbimin informativ ne Shqiperi duhet te behet me kujdes duhet te jete ne perputhje me angazhimet e Shqiperise ndaj NATO-s dhe duhet te shmange nje situate ne te cilen sherbimi i inteligjences kthehet ne nje agjenci te politizuar.


Persa i perket pyetjes se dyte Shtetet e Bashkuara nuk kane pritshmeri specifike per rezultatet e hetimeve te tanishme. Ne shpresojme qe asistenca qe japim bashke me Bashkimin Europian dhe te tjere per te trajnuar dhe ndihmuar per pavaresine e prokuroreve dhe gjykatesve te cojne ne rezultate qe mirepriten nga populli i Shqiperise qe ngjallin besimin se qeveria e tyre po behet me pak e korruptuar dhe me e drejtperdrejte. Por nuk eshte roli yne qe te kemi pritshmeri dhe aq me teper te drejtojme drejt rezultateve te caktuara ne ceshtje te caktuara.



Pyetje Nuk eshte fakt i ri qe udheheqesit shqiptare nuk i vene veshin keshilles se nderkombetareve. Takimi i Rames dhe Berishes me Komisionerin e Zgjerimit te BE-se ne Bruksel ishte nje shembull. A keni nje Plan B per ti dhene fund krizes


Plani A Plani B Plani C duhet te shkruhen ne Tirane. Ato nuk mund te shkruhen ne Bruksel apo ne Uashington apo Vjene. Ne mund te ndihmojme dhe do te bejme gjithcka qe te ndihmojme dhe do te japim aq shume keshilla sa mund ta teprojme. Por vendimet duhet te merren ne Tirane dhe i takon popullit te Shqiperise ta kerkoje ate dhe i takon udheheqesise se Shqiperise qe ta siguroje ate.



Pyetje Z. Kantrimen se fundmi ka patur nje deklarate ne shtyp te Zevendes Ambasadorit shqiptar ne ShBA qe Shqiperia mund te perfshihet ne programin e liberalizimit te vizave me ShBA


Shpresa eshte e vertete. Kalendari i arritjes se kesaj brenda nje viti nuk eshte real. Ky eshte nje proces i gjate. Kam besim se shoqeria shqiptare dhe qeveria shqiptare jane te afta ta arrijne kete objektiv heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara. Por procesi i vendimmarrjes per kete eshte teknik dhe i hollesishem jo politik dhe i shkurter.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›