Sot vendoset fati i Kuvendit të Kosovës/ Haxhiu pritet të nominohet për kryetare

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.
Ndërkohë, kandidate për nënkryetarë nga PDK-ja do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa LDK-ja ende nuk e zyrtarizuar, pasi këto dy parti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.
Se si do të zhvillohet procesi i votimit dhe cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës së Haxhiut, pritet të qartësohet gjatë seancës.
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët?
Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar.