E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot votohet edhe në Strugë, pritet fitorja e Ziadin Selës

Në komunën e Strugës mbahet sot  raundi i tretë i zgjedhjeve lokale, ku do të rivotohet në nëntë qendra votimi, nga 78 sa ka gjithsej komuna.

Nga këto 9 qendra votimi ka gjithsej 7.885 votues, sipas listës zgjedhore, me një numër të theksuar të zgjedhësve shqiptar, edhe pse popullata është e përzier.

Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela në raundin e dytë të zgjedhjeve arriti të merrte rreth 5000 mijë vota më shumë se ndërsa kandidati maqedonas, Vlladimir Koçoski.

Gjykata Administrative në Shkup vendosi që të ketë rivotime për raundin e dytë duke i marë kështu fitoren kandidatit shqiptar Ziadin Sela.

Trupi gjykues vendosi që të ketë rivotime duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka theksuar se vlerëson se përsëritja e zgjedhjeve në Strugë dhe komunën Qendër është dëshmi se pushteti dëshiron t’i marrë me forcë edhe ato komuna, që i ka fituar opozita.

Organizimi i dobët i zgjedhjeve lokale, blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve dëshmojnë qartë se Maqedonia po shkon drejt diktaturës ka thënë ai. Përveç disa problemeve zgjedhjet në Maqedoni janë cilësuar si të mirë dhe me standarte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›