E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi financiar AKKP Lista me fituesit do jete gati ne mes te gushtit

Subjektet e shpronësuara pritet të përfitojnë kompensimin financiar për këtë vit që në muajin gusht.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën të ditur se lista me fituesit do të jetë gati në mes të muajit gusht.

Fondi për kompensimin në para të ish-pronarëve për këtë vit është 1 miliardë lekë.

Burime zyrtare nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bëjnë të ditur se bashkë me listën do të fillojë edhe ndarja e përfitimeve për ata që do të shpallen fitues. Kështu, duke filluar nga gjysma e parë e muajit gusht paratë e kompensimit do të jenë të aksesueshme në llogaritë bankare të deklaruara nga vetë subjektet e interesuara, të cilat do të shpallen fituese.

Kriteret e përzgjedhjes lidhen me vendimin që ka përcaktuar kompensimin e pronës.

Ai duhet të jetë vendimtar, i ekzekutueshëm dhe nuk duhet të jetë i trajtuar asnjëherë me kompensim.

Kompensimi do të bëhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet.

Pas mbylljes së procesit të pranimit të kërkesave janë rreth 1012 aplikantë në listë për t’u zgjedhur fitues për kompensimin e këtij viti, ku Tirana ka numrin më të madh prej 377 aplikimesh.

Skema e kompensimit për vitin 2011 synon që kompensimi financiar këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera të shtrihet në një gamë më të gjerë përfituesish.

Pra edhe kufizimet, të jenë më të pakta.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›