E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zgjedhjet ne Bosnje

Udheheqesi i serbeve te Bosnjes Millorad Dodik i hodhi poshte shpresat se zgjedhjet e sotme do te ndihmojne qe ti jepet fund bllokimit aktual ne vend. Dodik e cilesoi si gabim krijimin e Bosnje-Hercegovines dhe hodhi poshte mundesine e nje koalicioni me partine e moderuar te boshnjakeve. Dodik gjate kater vjeteve te fundit eshte shfaqur si politikani me i fuqishem ne vend ka bere qe te dominoje agjenda e tij politike dhe ia ka dale ti bllokoje perpjekjet shtetformuese te bashkesise nderkombetare.

Votimet e sotme sipas diplomateve perendimore dhe analisteve ne nje shkalle te madhe jane nje prove nese ai do te jete apo jo ne gjendje te vazhdoje te beje te njejten gje.
Votuesit ne Bosnje do te votojne sot per te zgjedhur tre presidentet nje boshnjak nje kroat e nje serb anetaret e dy dhomave te parlamentit si dhe perfaqesuesit ne strukturat e dy entiteteve Republikes Serbe dhe Federates Boshnjako-Kroate.

Dodik do te garoje per postin e presidentit te Republikes Serbe nje gare per te cilen ai eshte i sigurt se do ta fitoje. Sa e forte do te jete pozita e tij do te varet nga rezultati qe do te arrije partia e tij Aleanca e Pavarur e Socialdemokrateve.

Diplomatet perendimore thone se mbetet te shihet nese partia e Dodikut do te jete ne gjendje te ruaje perfaqesimin aktual apo do ta ngreje ate. Ka dhe nga ata qe shpresojne se ai mund te hyje ne koalicion me nje parti te moderuar boshnjake e cila pritet te kete rezultate te mira.
Ne intervisten dhene per Wall Street Journal Dodik mbajti qendrime qe i takojne linjes se ashper. Bosnje-Hercegovina ishte gabim - tha Dodik nga zyra e tij ne Banja Lluka. Ai shtoi se serbet duan te shkeputen por ne menyre paqesore. Ne te njejten kohe ligjvenesit serbe qe do te hyjne ne parlamentin e ri ne Sarajeve pas zgjedhjeve te se dieles nuk do te jene te interesuar ne ndertimin e Bosnjes pasi kjo nuk eshte politika jone - tha Dodik.

Bazuar ne Marreveshjen e Dejtonit qe i dha fund luftes qe zgjati per tre vjet e gjysme vendi ka presidence trepaleshe qe perfaqeson tre grupet me te medha etnike ne vend dhe eshte i ndare ne dy entitete Republiken Serbe dhe Federaten Boshnjako-Kroate. Federata ka tre nivele qeverisjeje 13 kryeministra dhe 14 legjislatura. Votuesit per ne nivelin federal duhet te mbushin kater fletevotime te dielen.

Dr. Bakir Nakash i cili ka qene drejtor i Spitalit te Sarajeves thote Ne jemi si nje shtet frankenshtajn. Dodik eshte dakord me diagnozen por thekson se kurimi nuk eshte zgjidhja per Bosnjen ndarja eshte zgjidhje sipas tij. Ne nje distance kohore 15 vjet nga tani nuk mendoj se Bosnja do te ekzistoje - tha Dodik - nje dite te gjithe do ta shohin se Bosnja ka deshtuar dhe kur cdokush ta kete kuptuar nje gje te tille nuk do te kete nevoje per dhune pasi do te behet me marreveshje.

Por fitorja e Dodikut do te thote fitore per Millosheviqin dhe Karaxhiqin si dhe fitore e politikes se tyre te pastrimit etnik - tha zedhenesi i Zyres se Perfaqesuesit te Larte Nderkombetar.

Versioni i plote mund te lexohet ne Shekulli Online. Titulli eshte i redaksise. Titulli ne origjinal Dodik Bosnja nuk do te ekzistoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›