E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronaret braktisin te djathten Nuk e votojme me. Jo bisht S.Berishes

TIRAN- Per mese 20 vjet mbeshtetes te te djathtes shqiptare pronaret dhane dje nje paralajmerim te forte per prishje te kesaj marredhenie nese ekzekutivi do te vijoje sipas tyre me politikat e ndjekura deri me tani per ceshtjen e prones. Shoqata Pronesi me Drejtesi mblodhi dje anetaret e saj per kryerjen e nje analize te pergjithshme te zhvillimeve te fundit me pronat ne vend si dhe miratimin e nje rezolute me ane te se ciles ata i kerkojne qeverise qe brenda ketij viti te hartoje nje ligj te ri per kthimin dhe kompensimin e prones por kesaj radhe duke marre parasysh rekomandime te Gjykates Europiane te Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut ku perparesi te kete kthimi fizik i prones.

Kerkesa e pronareve mbeshtetet ne faktin se sipas tyre procesi i kompensimit te prones eshte i deshtuar duke marre parasysh shumen qe percaktohet cdo vit per kete qellim nga qeveria dhe shumen totale me te cilen ata duhet te kompensohen. Ligji per krijimin e fondit special per kompensimin e pronave eshte anti-kushtetues dhe ne dem te interesave te pronareve. Ne kushtet aktuale procesi i kompensimit eshte i pamundur te realizohet pasi fatura financiare e kalon shumen prej 30 miliarde euro. Bashkimi i fondeve te kompensimit per pronaret me fondin per shperblimin e te shpronesuarve si rezultat i ligjit per legalizimet eshte kunder interesave tona- citojne pronaret ne dy nga pikat e rezolutes se miratuar dje.

Krahas kerkeses per miratimin e nje ligji te ri per kthimin dhe kompensimin e pronave kryefjala e mbledhjes ishte thirrja qe kreu i kesaj shoqate Rrapo Danushi iu drejtoi pronareve te mos vijojne te mbeshtesin me maxhorancen qeverisese duke pare ligjet dhe vendimet qe jane marre deri me sot nga kjo e fundit ne lidhje me ceshtjen e prones. Fjalimi i tij u karakterizua nga akuza te renda drejtuar te gjithe spektrit politik vendas per menyren se si ata e kane trajtuar ceshtjen e prones qe prej fillimit te pluralizmit ne vend. Nuk eshte ne nderin e tij dhe te familjes se nje pronari qe te shkoje bisht pas Sali Berishes. Edhe sikur te linde perseri ai prape do te jete kaq i ashper me ne pronaret - tha Danushi.
Duke kembengulur ne hartimin e nje ligji te ri ku ti jepet perparesi kompensimit fizik te pronave dhe jo atij financiar Danushi theksoi dergimin e problemit te prones per te gjetur zgjidhje nga institucionet e Bashkimit Europian. Duam qe te kete perparesi kompensimi fizikndersa kompensimi financiar te aplikohet ne rastet kur mbi pronen jane ndertuar institucionet shteterore - shtoi ai.

Pjese e diskutimit u be eshte Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Agim Toro i cili permendi rrezimin me votim ne parlament dekretin e presidentit per ndryshimet ne ligjin Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave te cilat i japin te drejten kreut te AKKP-se te rishikoje vendimet e meparshme te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Sipas Toros kjo forme shmang gjykaten pasi ceshtja e prones nuk mund te rregullohet me akte administrative por me vendim gjykate. Emirjon Senja



Si u rrezua dekreti i Presidentit Topi per pronat
Ne nje votim tejet te debatueshem per shkak te riperseritjes se tij maxhoranca rrezoi dekretin e presidentit Bamir Topi ne lidhje me ndryshimet ne ligjin Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave duke e lene ligjin ne formen e tij fillestare. Ligji parashikon te drejten e kreut te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe te rishikoje vendimet e meparshme te institucioneve te ngjashme. Fillimisht ligji ishte miratuar ne ate menyre qe i jepte te drejte ketij te fundit qe te merrte ne shqyrtim me iniciativen e tij keto vendime por pas shpalljes jo ne perputhje me kushtetuten te dy neneve te tij nga Gjykata Kushtetuese maxhoranca ndryshoi disi permbajtjen. Sipas formes se re te paraqitur per miratim ne parlament tashme vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Prones do te mund te rishikoheshin nga kreu i AKKP-se vetem me kerkese te pronareve ose ne rastet kur gjendeshin dokumente apo fakte te tjera qe vertetonin qe ai vendim ishte marre gabimisht. Ky ndryshim ishte cilesuar thelbesor nga maxhoranca duke kembengulur ne miratimin e ndryshimeve pavaresisht kundershtimit kesaj radhe te Presidentit te Republikes.



Kreu i PR Fatmir Mediu ka kundershtuar qendrimin e qeverise karshi pronareve dhe rrezimin e ekretit te Topit

Pronat republikanet kunder PD

Konferenca e pestes e Partise Republikane dhe mbledhja e Shoqates Pronesi me Drejtesi jane zhvilluar ne nje hark kohor prej disa oresh. Ne kete menyre kreu i PR-se Fatmir Mediu ka shfrytezuar kete konference per te komentuar irritimin e pronareve ndaj politikave te ndermarra deri me sot per ceshtjen e prones si dhe abstenimin e tij ndaj dekretit te presidentit Topi per ndryshimet ne ligjin Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones. Deklarata e tij ka te beje me ligjet e miratuara deri me tani per kete ceshtje duke e cilesuar kete proces si grabitje te prones nga shteti me ligj. Ai riperseriti kerkesen per kthimin e prones tek i zoti.
Pse pronaret nuk jane dakord me zgjidhjet qe ofron qeveria - Pergjigjja eshte e thjeshte sepse ata kane humbur besimin dhe shikojne me dyshim cdo iniciative te shtetit sepse ky shtet iu grabiti atyre pronen me ligj me vendime komisionesh shteterore apo gjykatash i perbuzi ata ne menyre klasore dhe i la ne pafuqishmerine per tu ndeshur me manipulatoret. Duke menduar se perfaqesoja gjithe bindjen e republikaneve nuk i votova ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones i cili per mendimin tim vetem justifikonte nje hap te qeverise per shmangien e padrejtesive por nuk vendoste zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtjeje. do toke shteterore apo private duhet ti rikthehet pronareve te ligjshem- theksoi dhe Mediu.
Partia Republikane njihet si nje force politike e cila perfaqeson interesat e pronareve por ligjet e miratuara se fundmi nga qeveria sic eshte ai per legalizimet apo vendimet e tjera per kthimin dhe kompensimin e saj kane krijuar pakenaqesi tek shtresa e pronareve te cilet jo ne pak raste kane akuzuar kreret e saj per shmangie nga qellimi kryesor sic eshte ceshtja e prones.
Perballe ketyre qendrimeve Mediu ka ashpersuar dje deklaratat ndaj problemit te pronave duke sugjeruar ne emer te PR-se dhe rrugen per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Sipas tij te gjitha strukturat qe merren me ceshtjen e pronave duhet te mblidhen ne nje agjenci te vetme. E para cdo prone shteterore apo private duhet tu kthehet pronareve te tyre te ligjshem e dyta tu kthehen shtepite pronareve te ligjshem te cilat ju jane rrembyer per 40 vjet por edhe per 20 vjet te tjera dhe ne shumicen e tyre jetojne ata qe i persekutuan dhe i perbuzen. Se treti privatizimi i sektorit shteteror. Se katerti percaktimi perfundimisht i fatures financiare per kompensimin. E pesta dhe ndoshta me e rendesishmja unifikimi i strukturave qe merren me pronat ne nje agjenci te vetme- tha ai. E. S



PAKNAQSIA
Mediu PR duhet te marre me shume ministri
Gjate fjales se tij kreu i PR-se permendi edhe zhvillimet e fundit ne skene politike shqiptare duke kerkuar edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por Mediu permendi edhe koalicionin me PD-ne duke pohuar se republikanet kane marre me pak se sa u takon. Ai shpjegoi se PR ka marre nje deputet direkt por edhe ka ndihmuar PD te marre tre mandate te tjera. Per kete arsye republikanet duhet te kene nje perfaqesim me te madh ne qeveria duke marre si shembull ketu numrin e ministrave dhe zv.ministrave qe ka LSI. Duke pare edhe levizjet e fundit ku mazhorances i ka ikur nje deputet Mediu kerkoi qe shumica qeverisese te zgjerohet edhe me shume. Ne duhet te ndertojme ne parlament nje komunikim permanent ndaj te gjithe partnereve te koalicionit si me LSI-ne ashtu dhe me partine qe mbron ceshtjen came- tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›