Sot zgjedhjet për kreun e FSHF, në garë Duka, Halili e Vata

Futbolli shqiptar do të vendosë sot se cili do të jetë presidenti i ri i Federatës,
në garën që vendos përballë tre kandidatë:
Armand Dukën, Refik Halilin dhe Rudi Vatën. Në Durrës do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore, nga e cila do të dalë njeriu që do të mbajë postin më të lartë të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme si edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Përsa i përket fushatës, këtë herë ajo ka qenë disi më e qetë, ndonëse akuzat mes palëve nuk kanë munguar.