Komisioni i Ligjeve diskuton nismat e PS-së

Komisioni Parlamentar i Ligjeve nisi diksutimet për nismat e Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit në baze të të cilit ngrihen komisionet hetimore. Të pranishëm në komision janë edhe deputetët e PS-së.
Relatori i PS-së, Sajmir Tahiri në fjalën apeloi komisionin të miratojë projektligjin si një shenjë e vullnetit për zgjidhje. Ai tha se ligji i jep fund krizës dhe sjell më shumë transparencë në procesin zgjedhor.
Pas Tahirit ka folur relatori i caktuar nga deputete e PD, Viktor Gumi i cili ka kërkuar shqyrtimin nen per nen të projektligjeve.
Në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar.
Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009. PS propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës.